Pas vendimit të KAS, të cilët hodhën poshtë akuzat e PD-LSI dhe nuk vendosën që në Qarkun e Beratit të kryhet sërish procesi zgjedhor. I menjëhershëm ishte dhe reagimi i nëkryetari të LSI, Petrit Vasili, i cili tha se KAS është faqja e zeze e krimit zgjedhor të rilindjes.
“Sot pas Vendimit për Beratin ku qindra prova shkatërruese ulërinin në tavolinë dhe në sytë e gjithë shqiptarëve, KAS ka vdekur përfundimisht dhe është realisht një institucion i paligjshëm, që duhet trajtuar si i tillë.”,- është shprehur Vasili në reagimin e tij.
Reagimi i tij i plotë:
KAS është sot fytyra e mafies zgjedhore rilindase.
KAS është turpi i zgjedhjeve në Shqipëri.
KAS është avokatja më e fëlliqur e masakrës elektorale të 25 prillit.
Sot pas Vendimit për Beratin ku qindra prova shkatërruese ulërinin në tavolinë dhe në sytë e gjithë shqiptarëve, KAS ka vdekur përfundimisht dhe është realisht një institucion i paligjshëm, që duhet trajtuar si i tillë.
KAS është sot thjesht zorra qorre e mafies kombëtare dhe ndërkombëtare, që e ka fundin të sigurtë pasi asnjë shqiptar nuk e fal që ti vjedhin votën dhe dinjitetin.
Beteja vetëm sapo ka filluar dhe sovranitetin e jetën e shqiptarëve nuk e merr dot nëpër këmbë as palaçot e KAS dhe as mafiozët e rilindjes në qeverisje.
Të gjithë këta maskarenj politikë dhe horra, që marrin vendime mafioze nuk kanë rrugë shpëtimi dhe të gjithë popullin do ta kenë përballë në emër të së drejtës dhe dinjitetit kombëtar dhe personal të gjithësecilit!