Debati Topalli-Gjiknuri: Po grabisni paratë e ndihmës ekonomike

413
Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri bëri të ditur se shumë shpejt qytetarët nuk do të kenë më fatura afrofe, por do të paguajnë aq energji sa konsumojnë. Duke përmendur investimet që janë bërë gjatë viteve të fundit në sistemin energjetik, Gjiknuri tha se perspektiva e reformave është një ulje e çmimit të energjisë. “Qytetarët shqiptarë përditë po e shikojnë që disiplina në pagesa po përkthehet në investime. 90 milionë dollarë janë borxhe të cilat janë shlyer për shkak të mirë administrimit të sektorit në vitet e fundit. Qytetarët shqiptarë nuk do të kenë më fatura afrofe, do të paguajnë aq sa konsumojnë.”- deklaroi Gjiknuri. Ndërkohë deputetja demokrate, Jozefina Topalli akuzoi OSHEE-në se po u merr qytetarëve të varfër në veri, paratë e ndihmës ekonomike. Topalli kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor për këtë çështje. “OSHEE grabit paratë e ndihmës ekonomike të atyre që s’kanë bukë për të ngrënë. Të bëjmë një komision hetimor ndaj drejtuesit të OSHEE dhe politikave të kësaj qeverie që i marrin bukën e gojës njerëzve për ta futur në xhepat e tyre. Ju keni urrejtje ndaj të varfërve. Si guxon t’i marrësh paret e bukës së gojës njerëzve që s’kanë çfarë të hanë.”- deklaroi Topalli.
Sigal