Gjykata e Korçës dënon me 3 vite ish-drejtorin e burgut të Drenovës

275
Gjykatas e Korçës dënoi me 3 vjet burg ish-drejtorin e burgut të Drenovës Laert Çeliku, i cili u arrestua në nëntor të vitit të kaluar pas denoncimit të disa familjarëve të të dënuarve. Prokuroria e akuzoi atë për korrupsion pasiv pasi u merrte para të burgosurve për t’i lejuar që të takonin familjarët e tyre, një e drejtë kjo e lejuar me ligj. Po ashtu, sipas organit të akuzës, ish-drejtori, i lejonten të burgosurit që kundrejt parave të fusnin në ambientet e qelisë sende të ndaluara për në burg. Në përfundim të procesit, Gjykata vendosi ta dënojë me 3 vite heqje lirie Lart Çelikun dhe me ndalimin për të ushtruar funksione publike për një periudhë 2-vjeçare.
Sigal