Danel Cana: Mos vafsha më në Shqipëri…

444
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Ja sesa duhet paguar nën dorë për të marrë një pasaportë

Kjo shprehje e dalë nga goja e emigrantit shqiptar në Greqi, mua më vret shumë…Kjo është një nga ato shprehje që të bën varrin në moment, si komb, si popull, si shtet… Personaisht nuk dua të ekzistoj fare kjo shprehje, as në fjalor, e jo më ta dëgjoj shpesh, nga goja e emigrantëve shqiptarë, të sapo kthyer nga Shqipëria. Edhe titullin e këtij shkrimi, e shkrova jashtë rregullave gramatikore, vetëm e vetëm, se më revolton kjo shprehje, për të cilën luftoj me gjithë qEnien time, të mos e dëgjoj… ”Mos vafsha më në Shqipëri, mos më shkeltë këmba kurrë, mos bëfshin prokopi, mos gjeçin derman kush nxit këtë vjedhje e shkatërrim….”
Këto shprehje pa hequr as pikë, as presje i dëgjova dje, jo nga një, po nga 5 familje të sapo kthyer nga Shqipëria. Është për të vënë duart në kokë, të ulërish e të marrësh malet, kur thotë populli….
Pse…Pse….Pse….Nuk kanë fund pse-të që bëj në këto momente?

“Pasaportat me procedurën e shpejtuar 180 euro
2000 lekë (të reja)firma e policit
80 euro testi ani-covid
160 euro biletat”

– Shkuam të nxjerrim pasaporta,- më thane se të njëjtin hall kishin të gjithë. Kur shkuam nuk patëm probleme. Vetëm se duhet të nxirrje një fletë (PL). Atë e merr tek logjisti në Greqi, kundrejt një pagese. Pasaportat i porositëm për procedurën e shpejtuar 180 euro. Që të dilte pasaporta, duhej firma e një polici, i cili mbulonte zonën, i cili kishte tekat e tij. Ai (gjoja) një herë në ditë firmoste, në orën 08.00 të mëngjesit. Kur i shkoje në orën dhjetë, të thoshte hajde nesër. Ajo hajde nesër, kushtonte 2000 lekë (të reja), që të merrje firmën.

Pasaporta dilte shpejtë, por fillonte “odisea” e kthimit për në Greqi! Do interesoheshe nëse kishte apo jo vende për kthim, sepse ishin bërë listat me 400 persona në ditë dhe do prisje radhën. Radhën e caktonin mbas një muaj e gjysmë, më 25 Prill na takonte të ktheheshim në Greqi.

Çfarë do bënte familja një muaj e gjysmë në Shqipëri, kur humbisnim punën, shkollën e fëmijëve, etj…etj…që s’kanë fund ? Po të kishe mik, apo para edhe mund të gjendej ndonjë radhë, nga ata që ktheheshin me testin pozitiv…ndryshe këshillat ishin të shkoje nga Bullgaria, për në Greqi, sepse andej nuk kishte radhë.  Nuk ju duket e çuditshme që virusi mbyll kufijtë vetëm për vendet që nuk janë në BE, sepse aty qëndron virusi. Ata që janë në BE, nuk kanë virus….!
Shumë familje, me fëmijë të vegjël, detyroheshin të shkonin në Bullgari dhe që andej në Greqi…

Kjo ishte një stërmundim i vërtetë, ngado ta kapje para duheshin, kohë duhej, mundim, kilometra të tëra, ti bije nga Kina për në Greqi…..! Nuk arrije të kuptoje kush vidhte, kë vidhnin, kur vidhnin…vetëm se doje euro…euro…kudo euro, do ta gjenin një pretekst të merrnin sa më shumë, do të detyronin të bëje testin 2-3 herë, do të pengonin dhe testi kushtonte 80 euro, për person. Për të gjitha këto, të “vinte buza mbrapa…”, kur thotë populli…

E si të bësh që na duhet pasaporta, se në ambasadë nuk ja gjen fillin, do mbyllësh sot dhe pa ta marrësh për tre muaj. Në Shqipëri më keq, nuk është për të vajtur. Si të bëj kjo masë e madhe popull emigrant, dhe qeveria pret votën….! Kush e prish Shqipërinë? Edhe këtë përgjigje e mora, sepse e bëra këtë pyetje dhe përgjigja ishte njëlloj… – Pa u dënuar hajdutët e mëparshëm, nuk mbarojnë hajdutët e rinj…..!
Duhet drejtësia të punoj, jo të bëj sikur punon…se në fund të fundit, notën e fundit dhe votën e fundit i ka populli.