Damian Gjiknuri: Shkodra më e vështira në zgjedhjet e 6 Marsit

205
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, e ka pranuar se përçarja e opozitës e favorizon PS-në në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit. Ai u shpreh në një intervistë se gara më e vështirë është për Bashkinë e Shkodrës, por edhe atë do përpiqen ta fitojnë.

“Garimi me kandidatët e tyre do të sjellë çarje vote dhe natyrshëm kjo krijon avantazhe elektorale për PS, s’mund ta mohoj këtë. Por gjithsesi Shkodra është nga garat më të vështira, është një garë që ia vlen të fitohet se ka shumë vite që fitohet vetëm nga demokratët”, tha Gjiknuri.

Përsa i përket Bashkisë së Lushnjes, ku ende PS nuk ka nxjerrë një kandidat, Gjiknuri tha se arrestimi i Fatos Tushes e ka vështirësuar situatën në gjirin e PS në këtë bashki.

“Natyrshëm situata aty mbase s’ka qenë dhe aq e favorshme për shkak të edhe situatave penale që janë krijuar, megjithatë duhet parë dhe ana tjetër e medaljes që është konsultimi më i gjerë për të dalë me një kandidaturë më të mirë”, tha ai.