Damian Gjiknuri/ PS nis prezantimin e ekipeve drejtuese në rrethe. Ja kush janë 8 kryebashkiakët që do rikandidojnë në zgjedhje

219
Sigal

 Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri zhvilloi takime me strukturat e partisë në Elbasan, Librazhd dhe Përrenjas, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet vendore. Pas zgjedhjes së kryetarëve të partisë në nivel bashkie, Gjiknuri prezantoi para Asambleve në Elbasan, Librazhd dhe Përrenjas ekipet e reja drejtuese, sekretarët organizativ, sekretarët ekzekutiv dhe koordinatorët sipas tematikave. Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i PS në rrjetet sociale shkruan “Pas zgjedhjes së kryetarëve të partisë në nivel bashkie, prezantova para Asambleve në Elbasan, Librazhd dhe Prrenjas ekipet e reja drejtuese, sekretarët organizativ, sekretarët ekzekutiv dhe koordinatorët sipas tematikave. Skuadra e re është tashmë e gatshme për të nisur punën në funksion të realizimit të objektivit në zgjedhjet e ardhshme lokale” Drejtuesi Politik i Qarkut të Elbasanit shprehu bindjen se skuadra e re është tashmë e gatshme për të nisur punën në funksion të realizimit të objektivit në zgjedhjet e ardhshme lokale.