Afera e inceneratorëve/ Ambasadori gjerman “me rezerva” ndotjen: Legjislacioni i Shqipërisë për mbetjet, jo në përputhje të plotë me BE

130
Sigal

Shqipëria e ka vendosur veten në objektivat për të arritur në sistemin e mbetjeve. Legjislacioni prezent aktual nuk është në përputhje me direktivat e BE-së në sektorin përkatës.

Ambasadori Gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf u shpreh se legjislacioni për mbetjet në vendin tonë, nuk është në përputhje me direktivat e BE-së. Gjatë forumit të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve dhe Ekonomisë Qarkulluese, Zingraf vuri theksin te organizimi i sistemit të mbetjeve. Ai shtoi se shërbimet për depozitimin e mbetjeve nuk janë ofruar të gjitha, pasi nuk është përcaktuar një target i caktuar. Është një temë e rëndësishme për Shqipërinë. Është një nga fushat kryesore të mjedisit. Ekonomia qarkulluese është një nga shtyllat kryesore të rritjes së energjisë së gjelbër në BE. Menaxhimi linear i mbetjeve, mbledhja, përdorimi, depozitimi do të thotë që të minimizojmë përdorimin e burimeve, reduktimin e ndotjes, duke ripërdorur, duke ricikluar dhe të krijojmë një sistem të mbyllur. Ky është një qëllim dhe ne jemi krenar që jemi partnerët tuaj. Ky është një proces që ka nevojë për lidership. Ne nuk po besojmë që vijmë në një pozicion që kemi arritur gjithë këto. Mund të jemi pak më larg nga ju sa i përket ndarjes, por ekonomia qarkulluese është një qëllim për ekonominë tonë gjithashtu. Shqipëria e ka vendosur veten në objektivat afatgjatë për të arritur në këtë sistemin modern në sistemin e mbetjeve. Legjislacioni prezent aktual nuk është në përputhje tërësisht me direktivat e BE-së në sektorin përkatës. Këto janë modifikuar që në 2018 në linjë me praktikat e reja të ekonomisë qarkulluese, por ju e bëni për Shqipërinë këtë dhe jo për të ndjekur rregulla të Brukselit. Mbetjet janë të kushtetueshme, nëse i reduktoni materialet, keni reduktuar kostot. Me nisjen e bisedimeve për hyrjen në BE do të jetë e detyrueshme dhe për rrugën tuaj drejt Europës dhe një strategji kombëtare për menaxhimin e mbetjeve të kundërta. Gjermania e vlerëson shumë që sektori i menaxhimit të integruar të mbetjeve është me rëndësi për qeverinë. Shumë shërbime që janë të ofruar për depozitimin e mbetjeve të ngurta, por nuk është i mbuluar tërësisht riciklimi. Targeti i riciklimit është i ulët dhe nuk është përcaktuar një synim. Ne duhet të ndajmë mbetjet dhe duhet të ndryshojmë konsumin tonë. Shqipëria ka themeluar venddepozitime dhe ndarje në disa bashki. Bashkitë do të marrin një mjet shumë të mirë. Niveli i mbulimit është rritur në 87% në 2022. Është një hap i mirë përpara, shumë shërbime janë ofruar për depozitimin e mbetjeve, por nuk është i mbuluar i gjithi. Targeti është i ulët, nuk është përcaktuar një target. Kjo detyrë është zbatuar në të gjitha nivelet. Me udhëzimet e prezantuara sot, Bashkitë do të marrin një mjet shumë të mirë, duhet ta përdorni sa më mirë, ju uroj shkëmbime të frytshme., -deklaroi ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf.