Policia e Tiranës ka bërë të ditur se në Kamzë është vendosur lëndë plasëse ndaj një magazine për veglat muzikore, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Sipas bluve, ambienti i magazinës është marrë me qira nga shtetasi B.L dhe dyshohet se ndaj këtij objekti është vendosur një sasi e vogël lëndë plasëse.
Ky shperthim ka shkaktuar vetem deme materiale, ndërkohe qe Policia raporton se eshte demtuar qepeni i magazines.
Kamzë/Informacion
Më datë 01.10.2022, në orën 03:00, në Kamzë, në derën e një ambienti (magazinë për vegla muzikore) të marrë me qira nga shtetasi B. L., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.
Si pasojë është dëmtuar pjesërisht qepeni i mbylljes së derës të këtij ambienti.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.