Eurodeputeti: Duam informacione për shembjen e Teatrit nga Rama, të monitorohen fondet që jepen për Shqipërinë

307
Sigal

Një nga çështjet që u diskutua ditën e sotme në Komisionin Parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Evropian ishte edhe shembja e Teatrit Kombëtar nga qeveria Rama.

Eurodeputeti Zovsko kërkoi që të ketë një monitorim të rreptë lidhur mbi fondet që jepen për Shqipërinë pas shembjes së Teatrit dhe tenderave për ndërtimin në këtë zonë.

‘Çështja e Teatrit pati jehonë ndërkombëtare: Do doja të dinim më shumë për informacionet që vijnë rreth tenderave dhe planit për të ndërtuar në këtë zonë. Shqipëria ka marrë shumë fonde për rindërtimin, besoj se duhet të vëzhgojmë këtë procedurë më shumë vëmendje’

Ndërsa eurodeputeti, Andrea Shile kërkoi më shumë bashkëpunim midis mazhorancës dhe opozitës.

Andreas Shile: Duhet të tejkalohet hendeku i thellë në shoqëri. Ky hendek u pa te prishja e Teatrit.  Duhet të instalohet një kulturë e re politike ku duhet të pranohet se opozita duhet të pranojë vendimet e mazhorancës dhe mazhoranca duhet të dëgjojë opozitën.