Shqipëria po “thinjet”  me “Rilindjen” që punon me tre administrata

380
Sigal

Edhe pse vendi është në krizë, emigracioni po plak popullsinë, bizneset po falimentojnë dhe qytetarët janë bukë dhe ilaçe, shqiptarëve u duhet të mbajnë në kurriz vec 3 administratave edhe militantët sa herë ka zgjedhje. Financat do të paguajnë edhe 40 mld lekë detyrime nga vendimet e gjykatave për largimet e padrejta nga puna

Buxheti akumulon 33 mln euro detyrime nga vendimet e gjykatave pwr largimet nga puna të administratës.

– Emigracioni masiv, plakja e popullsisë, dhe ikja e të arsimuarve është në nivele alarmante

Me paratë që paguhen nga taksat e qytetarëve, bizneset, pensionet dhe ndihma ekonomike do mund  të rriteshin 100%.

 Kriza ekonomike ka bërë që qytetarët shqiptarë të jenë në kulmin e varfërisë duke marrë parasysh, rrogat dhe pensionet e ulëta, që mezi dalin për të blerë ilaçet. Shqipëria prej dekadash është prekur nga emigracioni masiv i popullsisë, kurba e të cilit nuk po njeh zbutje, dhe ikja e të arsimuarve është në nivele alarmante. Sikur të mos majftonin këto në kurriz të qytetarëve janë edhe 33. mln euro dëme të qeverisë që duhet t’i paguajnë qytetarët. Ndërkohë është ironike, por së fundi qarkullon fraza e re ndaj drejtësisë së re, por drejtësi për abuzimet që flasin raportet ndërkombëtare dhe KLSH e ka zënë gjumi, duke lënë të pasurohen oligakët dhe zyrtarët.

Raportet e OSBE-ODIHR i kanë konsideruar punësimet në administratë si kopshti i korrupsionit elektoral në Shqipëri. Prej kohësh  qëllimi, për të fituar zgjedhjet i ka futur “ethet” kryeministrit. Kjo mund të shihet qartazi në fryrjen e adimistratës, ku përveç numrit mbi normën e lejuar, është barrë për qytetarët sikur në Shqipëri të punohet me 3 adiminstrata. Shqipëria për numrin e popullsisë nuk duhet të ketë më shumë se 85 mijë të punësuar në Administratën Qëndrore dhe atë Lokale dhe jo 182 mijë e 500 të punësuar. Ndërkohë që fryrja e administratës nuk ka asnjë impakt tek shërbimet dhe se punësimi i tyre bëhet vetëm për karriget e zyrtarëve. Nga arka e shtetit dalin mbi 40 milion USD në muaj ose rreth 480 milion USD në vit për pagat, tani janë shtuar dhe 33 mln euro detyrime nga vendimet e gjykatave, që me këto para që paguhen nga taksat e qytetarëve, bizneset dhe borxhet, pensionet dhe ndihma ekonomike do mund  të rriteshin 100%.

Shkeljet e qeverisë

Arbitrariteti i qeverisë në marrëdhëniet kontraktore me të tretët dhe me punonjësit e saj po i kthen vendimet e gjykatave në një kosto të madhe për buxhetin e shtetit dhe taksapaguesit. Në fund të muajit qershor 2022, Ministria e Financave përllogariti se, stoku i detyrimeve buxhetore që rrjedhin nga vendimet e gjykatave arriti në 4 miliardë lekë ose 33 milionë euro. Këto detyrime i përkasin më së shumti punonjësve që janë shkarkuar në mënyrë të padrejtë nga vendet e tyre të punës, por edhe gjyqet që janë fituar nga kompanitë, që kishin kontrata pune dhe shërbime me qeverinë. Në stokun total të detyrimeve të prapambetura buxhetore, zëri i vendimeve gjyqësore është më i lartë nga 10 zërat e tjerë, që krijojnë faturat buxhetore të pashlyera në kohë. Në fund të qershorit 2022 stoku i detyrimeve të prapambetura arriti në 15,4 miliardë lekë, ndërsa vendimet gjyqësore zunë 26% të stokut.Të dhëna më të detajuara nga Ministria e Financave tregojnë se 84% (3,4 mld lekë) e detyrimeve, që burojnë nga vendimet e gjykatave i zotëron qeveria qendrore. Ndërsa 16 % (645 milionë lekë) i takojnë pushtetit lokal. Pavarësisht se entet publike në vijimësi i kanë zbatuar vendimet e gjykatave duke shlyer sistematikisht shumat ndaj ish -punonjësve, por shkarkimet të herëpashershme kanë bërë që gjithnjë të ketë një stok detyrimesh që nuk arrin të shlyhet në kohë ndaj kësaj kategorie. Stoku i borxheve të pashlyera u zgjerua në gjashtëmujor me 1,6 miliardë lekë (13.8 milionë euro) ose 12.5 për qind më shumë se nw janar të këtij viti. Një audit i imtësishëm në 2014 zbuloi rreth 71 miliardë lekë detyrime të prapambetura, ku u përfshinë tw gjitha faturat, përfshi edhe faturat e pashlyera të energjisë të enteve publike ndaj OSHEE-së. Për të shlyer këto detyrime qeveria rriti huamarrjen e jashtme. Por donatorët që dhanë huatë, Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar imponuan forcimin e rregullave për administrimin buxhetor në mënyrë që të parandalohej krijimi i të rejave.