Droga njollos sigurinë kombëtare të Shqipërisë dhe kërcënon BE

361
Sigal

Europol: Edhe për vitin 2021, Shqipëria mbetet burim kryesor i drogës drejt BE-së. Qeveria e Rilindjes përgjegjëse për trafikun e kanabisit, tregëtisë në nivele rekord të kokainës nga Amerika Latine dhe shitjeve të produkteve të falsifikuara kundër covid-19. Reagon Presidenti i Republikës Ilir Meta: Droga dhe trafiqet po ja nxijnë faqen Shqipërisë dhe po e rrënojnë vendin

 

Edhe në vitin 2021, Shqipëria mbetet një burim kryesor i trafikimit të kanabisit në Bashkimin Evropian dhe kërcënim për ekonominë dhe shoqërinë e Evropës. Në këto konkluzione del raporti mbi “Vlerësimi i Kërcënimit nga Krimet e Rënda dhe të Organizuara” i Policisë Evropiane, e cila u publikua të hënën. Sipas Europolit, 40 për qind e rrjeteve kriminale aktive në BE merren me tregtimin e lëndëve narkotike.

Edhe në vitin 2021, Shqipëria mbetet një burim kryesor i trafikimit të kanabisit në Bashkimin Evropian dhe kërcënim për ekonominë dhe shoqërinë e Evropës

Produkti ilegal më i përhapur mbetet kanabisi, që në rastin e Shqipërisë transportohet kryesisht me rrugë detare drejt Italisë. 60 për qind e krimit të organizuar e kryen aktivitetin duke përdorur dhunën dhe po aq, korrupsionin, ryshfetin e thjeshtë deri te skemat e sofistikuara miliona-dollarëshe. Catherine De Bolle, drejtueses së Europolit, tha se raporti i vitit 2021 tregon se të dy këta indikatorë po vijnë duke u përkeqësuar. “Impakti i tyre te qytetarët, te ekonomia dhe te shteti i së drejtës është tepër i madh. Na duhen veprime të përbashkëta, politika të reja, të rimendojmë se si punojmë. Nuk mjaftojnë vetëm konfiskimet. Këta njerëz po shfrytëzojnë gjithçka nga shoqëria për fitim, pa respekt për jetën,” tha Catherine De Bolle.

Shqipëria  transporton drogë kryesisht me rrugë detare drejt Italisë. 60 %  e krimit të organizuar përdoror dhunën dhe  korrupsionin

Korrupsionin në nivel evropian vlerësohet se po e stimulon tregtia e drogës, sidomos nivelet rekord të kokainës nga Amerika Latine. Me rastin e pandemisë, drejtuesja e Europolit thotë se grupet kriminale po përfitojë edhe prej saj, duke shitur produkte false kundër covid-19. “Që nga fillimi i krizës kemi parë oferta vaksinash false nëpër internet. Tani i gjejmë edhe në botën fizike. Është për t’u çuditur që disa njerëz i blejnë këto vaksina jashtë sektorit farmaceutik, por ato janë rrezik për shëndetin,” tha Catherine De Bolle. Europoli ka identifikuar pastrimin e parave, sulmet kibernetike, krimet personale, mashtrimet dhe krimet mjedisore si fenomene të tjera kërcënuese për BE-në.

Presidenti Ilir Meta: Droga dhe trafiqet po ja nxijnë faqen Shqipërisë

 Drejtuesja e Europolit, bën përgjegjëse “Rilindjen

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka komentuar raportin e Europol për kërcënimin nga krimi i organizuar në BE dhe Europë. Kreu i Shtetit Ilir Meta thotë se drejtuesja e Europolit, Catherine de Bolle bën përgjegjëse qeverinë e Shqipërisë që Presidenti e quan ‘’Rilindjen’’ dhe thekson se droga e trafiqet po ja nxijnë faqen e po e rrënojnë Shqipërinë, prandaj 25 prilli është referendum popullor që ato t’i përkasin të shkuarës.

Reagimi i Presidentit Ilir Meta

Droga dhe trafiqet po ja nxijnë faqen Shqipërisë dhe po e rrënojnë. Këtë e thekson qartë drejtuesja e Europolit, e cila bën përgjegjëse “Rilindjen”. Prandaj 25 Prilli është referendum popullor, që droga dhe trafiqet t’i përkasin të shkuarës.