Credins Bank vjen me ofertën më të re të kredisë konsumatore

304
Sigal

 

Të gjithë e dimë sa të rëndësishme janë për ne ëndrrat, dëshirat dhe qëllimet që kemi. Por, më e rëndësishme është të gjesh mënyrat më të thjeshta për t’i realizuar ato.

Kur bëhet fjalë për financat personale, është shumë e vlefshme të kesh një bankë që i beson, një partner besnik që të këshillon për alternativat më të mira në lidhje me investimet e tua.

Oferta më e re e sapo lançuar nga Credins bank për kredinë konsumatore është një opsion shumë i mirë për këdo që kërkon të marrë atë çfarë dëshiron duke përfituar gjithashtu shumë avantazhe në këmbim.

Slogani “Bëji të Tuat”, të fton pranë nesh për të përfituar nga kjo ofertë. Duke patur përherë në fokus realizimin e dëshirave dhe nevojave te çdo individi, oferta vjen me norma interesi mjaft kompetitive, dokumentacion minimal, afat deri në 7 vjet dhe çdokush mund të përfitojë deri në 1.5 Milion lekë me proçedura të shpejta aprovimi.

Me kredinë konsumatore të Credins bank, çdo individ mund të zgjedhë të rinovojë apo mobilojë shtëpinë, të blejë pajisjet që i duhen, një makinë të re, apo të realizojë çfarëdo dëshire tjetër. Është dhe një mundësi shumë e mirë për çdo student që kërkon të financojë studimet në shkollën që dëshiron.

Apliko online pa komision, nga çdo kanal digjital, kudo ku ndodhesh direkt nga celulari yt personal. Aplikimi zgjat vetëm 3 minuta dhe menjëherë do të kontaktohesh nga stafi ynë për të finalizuar proçesin.

Si banka e parë ne treg për totalin e portofolit të kredisë, çdokush që zgjedh Credins bank, do të përfitojë jo vetëm siguri dhe garanci në financat personale, por edhe një staf profesional, të dedikuar dhe mikpritës që janë përherë të gatshëm për të ndihmuar dhe ofruar mundesitë më të mira për ty.

Oferta e kredisë konsumatore është e vlefshme deri më 30 Qershor 2021, ndaj Credins bank fton çdo individ të interesuar të përfitojë menjëherë nga kjo ofertë.

Ejani pranë çdo dege të Bankës Credins ose aplikoni direkt online! Ju mirëpresim!