Damian Gjiknuri/ Partia Socialiste është pranë qytetarëve për t’i bërë ballë vështirësive, që të rinjtë të ndërtojnë një të ardhme të sigurt

120
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka marrë pjesë në një takim me kreun e Bashkisë Elbasan për dhënien e banesave sociale familjeve që përfitojnë pasi banesat e tyre u dëmtuan nga tërmeti. Në reagimin e tij në rrjetet sociale Drejtuesi Politik i Qarkut të Elbasanit deklaron se banorët kanë përfituar banesat sociale, të cilat janë mundësuar falë edhe bashkëpunimit të Bashkisë Elbasan me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

Gjatë takimit me banorët Gjiknuri shprehet se është i lumtur që i është dhënë mundësia që t’i takojë personalisht këta qyetarë, të cilët fillimisht kanë qenë mosbesues se do të kishin mundësi të hynin në shtëpitë e reja në kaq pak kohë. “Më vjen mirë që kryetari juaj i bashkisë më sjell që tju shoh. Takimi me ju është i nevojëshëm është mirë që të vij pranë jush të shoh punën që është bërë. Është mirë të takohen të gjithë njerëzit siç thotë edhe kryetari i Bashkisë. Ai më thotë se nuk duhet të rri të dëgjoj fjalët e tij, por tuajat.” Drejtuesi Politik i Qarkut të Elbasanit gjatë takimit në Cërrik ka evidentuar se në 3 vjet janë rindërtuar 72 banesa në total, një numër i konisdeueshëm për bashkinë Elbasan.