Çështjet e ‘nxehta’ të kriminalitetit në vend. Krerët e Policisë së Shtetit takim të “fshehtë” në SPAK. Ja disktimet

148
Sigal

Çështjet e ngjarjeve kriminale që kanë tronditur vendin kanë ‘dërguar’ krerët më të lartë të Policisë së Shtetit të zhvillojnë një takim në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Një takim i fshehtë është mbajtur gjatë ditëve të fundit në SPAK, por nuk ka ende detaje lidhur me çfarë është diskutuar nga palët lidhur me ngjarjet e viteve të fundit në Shqipëri. Mendohet që të jetë kërkuar hetimi nga ana e SPAK të disa dosjeve, të cilat përbëjnë një rëndësi të veçantë e moslënia e tyre në duart e Prokurorive të rretheve. Ngjarjet e viteve të fundit kanë tronditur opinionin publik dhe kanë shokuar qytetarët me vrasje dhe atentate të zhvilluara edhe gjatë orëve të ditës në zona mjaft të populluara ku rreziku për qytetarët ka qenë i madh. Ndërsa ka qenë precizioni i atentatorëve që ka bërë që të mos ketë asnjë të lënduar në mënyrë aksidentale në këto ngjarje kriminale. Detaje të reja priten nga ky takim i cili është i pari i një rëndësie të veçantë për drejtuesin e ri të Policisë Mehmet Rrumbullaku.