Agim Jazaj Dështim edhe i reformës Teritoriale…

181

Gjithë kjo kosto: “prish e ndreq”; vjen nga paaftësia, po edhe ligësia e politikës, duke i synuar dhe realizuar “reformat”; jo në dobi të shqiptarëve, por së pari ato të jenë funksionalë dhe në dobi të oligarkëve; për t’i shfrytëzuar për interesat e tyre, të oborrit politik, për pushtim-pushtetin!

Sigal

Refreni “Reformë” vijon me tam-tamet e ditës, përpara militantëve të verbuar dhe vet-vetes, rezultuar: Të dështura.

Për të Reformuar shoqërinë, rezultuar me: Degradimin e shoqërisë!

Për të reformuar Drejtësinë, rezultuar me: Dështimin dhe korrupsionin e dreqësisë!

Me reformimin e politikës dhe rezultuar me: Degradimin, Degjenerimin e politikës!

Reformimin e arsimit, i përfundur me: Dështimin dhe tkurrjen, mbylljen e shkollave, tkurrjen e numrit të nxënësve!

Me tam-tamet për; Politika zhvillimore dhe të rezultuara me: Boshatisjen e vendit!…

Me reformën teritoria; e prekshme: Dështimin e teritoriales!…

Në vendin tonë nuk bëjnë fajde tam, tamet: Reforma!

Nuk duhet “prashitje”, por kërkohet, lypset “qilizëm e thellë”!

Opozita dhe qytetarët kanë kërkuar dhe po kërkojnë edhe korigjimin e ndarjes teritoriale, si ndër reformat dështake, në vazhdën e dështimeve, duke i thelluar e mos ndalur rrokullimën; për të krijuar edhe 4 bashki të reja funksionale, të domosdoshme: E Orikumit, Novoselës, Amantias, me qendër në qytezën e Kotës dhe bashkinë e Ksamilit- në Qarkun e Vlorës!
Edhe reforma teritoriale (me eksperimente pa eksperienca) rezulton e dështuar, në vargun e dështimeve përgjatë 3 dekadave në vendin tonë, duke u thelluar edhe më gjatë qeverisje-vithisjes së “Rilindje- Rivdekjes”!
Ndonëse politika dhe veçanërisht politika qeverisëse, nuk është mbështetur në arsyetimin e drejtë, duke studiuar gjatë dhe marrë mendimin gjithëpërfshirës të komuniteteve, paraprakisht dhe veçanërisht të kapaciteteve, edhe për këto reforma sa të rëndësishme dhe të pa përgjegjshme… Pikërisht edhe kjo reformë e ramaformës, e ndarjes së pushtetit lokal; rezulton e dështuar, qysh nga ndarja gjeografike, nga mos marrja e shërbimeve, mos kontrolli i gjithë teritoreve të bashkive, po dhe me vijimin e thellimin e borxheve të bashkive. Ndarja teritoriale e pushtetit vendor me 61 bashkitë, prej vitit 2015, ka rezultuar e dështuar edhe në mos mbledhjen e taksave, si dhe me investimet e pakta në shërbim të këtyre qytetarëve, banorëve në shërbimet dhe investimet jetike, të domosdoshme. Edhe pas dy legjislaturave, të zgjedhjeve të pushtetit vendor, në vitin e 7- të tyre, borxhet e pashlyera rezultojnë edhe ndaj subjekteve private që janë përfshirë në ndërtimet dhe shërbimet e këtyre bashkive. Veçanërisht edhe në Qarkun e Vlorës, ndarja teritoriale e pushtetit vendor, nga hartimi i hartës prej vitit 2015, për dy legjislatura, ka dështuar totalisht dhe kërkohet qoftë edhe me referendum nga qytetarët për të korigjuar dhe ndryshur. Gjithë kjo kosto: “prish e ndreq”; vjen nga paaftësia, po edhe ligësia e politikës, duke i synuar dhe realizuar “reformat”; jo në dobi të shqiptarëve, por së pari ato të jenë funksionalë dhe në dobi të oligarkëve; për t’i shfrytëzuar për interesat e tyre, të oborrit politik, për pushtim-pushtetin! Sidomos zgjedhjet- vjedhjet e vitit 2019- pa garë, pa opozitën, ishin dhe mbeten një njollë e madhe dhe e pashlyeshme për shoqërinë dhe politikën dështake shqiptare. Edhe ndarja e hartës teritoriale e Vlorës, është kontestuar nga qytetarët, duke mos i pyetur, madje dhe duke i fyer nga politika kryeneçe, dështake. Pikërsiht qysh me “gatimin e kësaj “çorbe”- harte, nuk është marrë mendimi i të mënçurve, Kapaciteteve, por pyeten dhe u merret mendimi të marrëve, Skarciteteve, Padronazhistëve.  Veçanërisht habinë, marrëzinë dhe fyerjet e ndarjes së kësaj harte, e shprehën sidomos banoret e “Lumit të Vlorës”, qysh nga Kuçi, Vranishti, Bolena, Kallarati, Tërbaçi, etj, të cilët kanë qënë pjesë e hartës të pushtetit të Vlorës, dhe duke i kaluar në anën tjetër, me bashkinë e Himarës! Krahasimin e bënë edhe dje si dhe sot banorët e këtyre anëve. “Edhe Shushica rrjedh poshtë, po edhe neve në drejtim të kësaj rrjedhe, kemi vijuar në vite, po për çudi në vitin 2015, na kthyen lartë, duke na përfshirë në hartën e bashkisë së Himarës. Kësaj i bie si i thonë llafit të moçëm: “Me dorën e djathë të kapësh veshin e majtë”! Gjithë jetën banorët e kësaj treve kanë zbritur edhe me rrugë bagëtish poshtë, drejtë buzë Shushicës, për në Vlorë. Ndaj dhe kërkohet të bashkohen në një bashki, me qëndër, në qytezën e Kotës, në bashkinë Amantia, duke përfshirë brënda kësaj harte fshatrat e Lumit të Vlorës dhe Labërisë: Kuçi, Vranishti, Bolena, Kallarati, Tërbaçi, Brati, Gjormi, të Krahinës së Sevasterit dhe Smokthinës, Vajzës, Velçës, Mavrovës, Drashovicës, Kotës, Gumenicës, Lapardhasë, etj. Korigjimi i dështimit dhe i reformës teritoriale, nga mirëstudimi, me hartën e re, do të sigurojë avantazhe të reja, jo vetëm për qytetarët, po edhe për vendin. Politika, qeverisja duhet të ul “Hundën në qiell e b… në diell”, siç thotë llafi i lashtë edhe për këtë dështim, në vazhdën e dështimeve dhe t’i nënështrohet arsyetimit, deri dhe referendumit popullor për ndarjen teritoriale, e fundit dhe mbete e para! Këtë ndryshim dhe koregjim e kanë kërkuar qytetarët në takimet e ditës që janë zhvilluar këto ditë edhe në Vlorë!