Covid-19 do të mbetet në histori si një virus me virulencë politike.

404
Sigal

 

Analizon nga Australia, Dr. Zekri Palushi:  Teoritë konspirative, të majtët/kripto-komunistë,ndërhyrja e zyrtarve të lartë euro-atlantik  dhe pse shqiptarët nuk duhet të bien në kurthin komunist, por të kujtojnë filmin “Lulëkuqet mbi mure”, ku ditën i ushqenin dhe natën i vrisnin.

Covid-19 do të mbetet në histori si një virus me virulencë politike…

  1. ZEKRI PALUSHI

– Dalin dy pyetje që s’kanë marrë ende përgjigje të saktë: Cili është burimi ekzakt i këtij virusi: Marketi i Gjësë së Gjallë, apo laboratorët e Virologjike të Wuhanit? A do ta lejojë Kina zbulimin e së vërtetës?

–  A ka një ilaç efektiv, dhe jo të kushtueshëm, që në rast nevoje, mund ta përdorim kundër tij?

– Përse po rekomandohet Remdesivir (RDV) -që është një ilaç anti-viral, shumë i shtrenjtë, dhe me efekte t’pa dëshirueshme anësore, në vend të  Kinina, HCQ (HYDROXYCHLORQUINE),- një ilaç jo i shtrenjtë, antimalarje, efektiv kundra SARS në

Në kohët që po jetojmë, thënia e George Orwell: “The further a society drifts from truth the more it will hate those who speak it”, (Sa ma shumë shoqëria njerëzore i largohet së vërtetës, aq ma shume ajo do t‘i urrejë ata që flasin për të)- merr një kuptim më të madh.

Realisht, ne njerëzit jemi të etur për të ditur me ekzaktësi faktet apo vërtetësinë e ngjarjeve  që kanë ndodhur apo që do të ndodhin, -gjë që asht shumë e vështirë, dhe mendimet për ato gjana që s’mund ti dimë, apo si dimë me ekzaktësi, na i ngacmojnë mendjet, dhe ky ngacmim i vazhdueshëm që na rrin çekiç në tru, na ndikon në jetën tonë të përditshme duke na e vështirsu atë. Ndërkohë, jeta jonë do të ishte ma e kollajshme, nëse do të mësoheshim të toleronim ambiguitetin (interpertimet e ndryshme). Kjo shkon veçanërisht në fushën mjekësore, ku nga njëherë asht ma mirë të mos kesh një përgjigje, sesa të kesh një përgjigje të gabuar. Punimet shkencore në Dunning-Kruger effect tregojnë se sa ma pak njerëzit të dinë rreth diçkaje, aq ma t’sigurt ata janë, dhe kjo “siguri” i ban ata të lumtur. Këtë fenomen ne e konstatojmë edhe në rastin e COVID-19, -që deri më tash, (pa marrë në konsideratë ekzagjerimet), ka infektue në të gjith botën, 4.708.435 njerëz, nga të cilët 311.954 kanë vdekur(deri me 17 maj). Prandaj seicili prej nesh dëshiron të ketë përgjigje të sakta për dy pyetje kryesore që janë: -Burimi ekzakt i këtij virusi, (ka ardhë prej Marketit të Gjësë së Gjallë, apo prej laboratorëve Virologjike të Wuhanit)? Dhe a ka një ilaç efektiv, dhe jo të kushtueshëm, që në rast nevoje, mund ta përdorim kundër tij.

Përgjigje të arsyeshme për të dyja kto pyetje duhet të ishin ‘PO’ megjithatë ne s’do ta kemi të lehtë që t’marrim përgjigjet e pyetjeve tona, kur dimë se Partia Komuniste Kineze dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, kanë ba dhe po bajnë ç’mosin për të MBULUAR të VËRTETAT.Ndërkohë, asht e kuptueshme se marrja e këtyre përgjigjeve do të ishte e randësishme jo vetëm për shuarjen e kuriozitetit tonë, por ma e randësishme do të ishte se këto përgjigje do t’na tregonin me ekzaktësi origjinën e këtij virusi, mbartësin e tij, dhe rrugët e infektimit. N. q. s i kemi këto të dhëna, atëherë e kemi shumë ma t’kollajshme për të gjetë rrugët e parandalimit apo të ri-ardhjes së tij.Përgjigjet e sakta të këtyre pyetjeve, do të ishin shumë të rëndësishme edhe për qeveritë. Kjo do t’ju jepte atyre konfidencën e nevojshme për të fillue sa ma shpejt punën në drejtim të ekonomisë, që aktualisht asht në pikën e vdekjes.Fillimisht ideja se COVID-19, mund të kishte rrjedhur nga një prej Laboratorëve të Wuhanit, u hodh poshtë si një Teori Konspirative’-(falë “Teorisë Konspiracionit”,të Majtit/kripto-komunistët po realizojnë gradualisht, me mjeshtri e fshehtësi planet e tyre), por tashma, zyrtarë të ndryshëm, në pozita të niveleve të larta qeveritarë dhe të inteligjencës, si në Amerikë, Australi, Britani etj,  besojnë se ky virus mund të ketë rrjedhë nga një prej dy Laboratorëve Virologjikë të Wuhanit, -gjë që është duke e shqetësuar shumë Kinën.Gjetja e së vërtetës në lidhje me COVID-19, do të ishte një goditje e fortë për propogandën e Partisë Komuniste, dhe reputacionin e saj para popullit te vet, dhe botës. Prandaj ajo asht duke bërë të pamundurën për  të ç’vendosë vëmendjen e botës perëndimore ndaj kërkesave për gjetjen e së vërtetës, duke i kërcnuar këto me sanksione të ndryshme.

Por çfarë do të thuash për komunistët kinez, kur në shumicë, politikanët e krahut të Majtë, në vendet e zhvillume të botës, përfshi dhe Governorin e New York-ut, -Andrew Cuomo, (anëtar i Partisë Demokratike të Amerikës), e quan COVID-19, ‘virus Europian’.

Tani le t’i rikthehemi analizimit të përpjekjeve që po bahen në Amerikë, në drejtim të mjekimit të COVID-19, -rezultatet e të cilit, influencojnë në të gjithë botën.

Shkurtimisht, në Amerikë po rekomandohet 2 ilaçe që mund të luftojnë COVID-19,Kinina, HCQ (HYDROXYCHLORQUINE),- një ilaç jo i shtrenjtë, që është përdorë kundra malarjes, -por që ka dhanë rezultate shumë të mira edhe kundra SARS në vitin 2005, e tash po përdoret me sukses edhe kundra COVID-19, si në Itali, Spanjë, Portugali dhe në disa pjesë të Francës. Ndërkohë, -çuditërisht ky ilaç asht refuzue të përdoret në shumicën e Amerikës dhe Britanisë.Remdesivir (RDV), -që është një ilaç anti-viral, shumë i shtrenjtë, dhe me efekte t’pa dëshirueshme anësore. Me 29 Prill, Revista Mjekësore LANCET ka publikue rezultatet të përmbledhura të punimeve shkencore rreth Remdesivir-it (RDV). Aty dalin shumë qartë faktet që ky ilaç jo vetëm që s’punon siç duhet, por 66% e pacientëve patën evente të pa dëshirueshme si, disfunksion të shumë organeve, shok septic, damtime acute të veshkave, ulje të tensionit të gjakut (BP), damtime të melçise dhe insuficience acute respiratore.

Po çfare dimë ma tepër për Quininen (Hydroxychloroquine-HCQ)?

Oliver Cromwell, që njihet ma së shumti për kthimin e Anglisë në republikë dhe pastrimin etnik të Irlandës, vdiq nga malaria në vitin 1658, pasi ai s’pranoi të mjekohej me ekstratin e një bime mjekësore, të quajtur ‘bark e pemës cinochona’ që rritej vetëm në Peru, e që përmbante quinine. Mqs, kjo bimë ishte sjellë në atë kohë në Europë, nga misionarët Jezuit,  Cromwell-i s’pati besim në të, e ky mosbesim i kushtoi atij jetën.

Siç duket historia përsërit vehten, pra pas rreth mbi 350 vjetësh.

Në Shkurt, një grup ekspertësh Kinez, të drejtuar nga Zhong Nanshan, (një shkencëtar që pat qenë i pari që zbuloi një mjekim efektiv për SARS), publikuan rezultate aq impresive të një studimi për HCQ, sa që e deklaruan si Mjekim Standart për COVID-19. Që prej Shkurtit, të paktën edhe 5 studime (trials) të tjera prej vendeve të ndryshme Mediterriane, Afrikane, Latino-Amerikane dhe Aziatike kanë vërtetuar praktikisht se përdorimi i HCQ, ka paksu mortalitetin, ka paksu ngarkesën virale, ka paksu shtrimet në spital, ka paksu progresimin e keqësimeve dhe ka shpejtu kohën e përmirësimit dhe shërimit, veçanërisht nqs mjekimi fillohet shpejt. Me gjithë këto të dhana pozitive, FDA-s Amerikane i mori dy muj që të lëshonte një autorizim Përdorimi Urgjent (Emergency Use Authorisation), për ta përdor quininen, por vetëm për të shtruarit në spitale. Ndërkohë, Dr Fauci ka dhanë 70 milion dollar (sigurisht, nga ato të tax-paguesve), për të studjue anti-viralin Remdesivir (RDV), një studim krejt i pa-nevojshëm, në të cilin asht angazhue edhe OBSH-ja (Organizata Botrore e Shëndetësisë). Për ma tepër, edhe Instituti Virologjik i Wuhanit, (pa zhurmë), më 21 Janar, (para se të publikonte rezultatet e provave të tij sekrete më 4 Shkurt, për rezultatet shumë të mira të HCQ+AZT (Azithromicine), kishte paraqitë një aplikim patente për RDV!!!

Siç shihet, asnjë prej tyre s’janë të interesuar në efektivitetin e provuam dhe çmimin shumë të arsyeshëm të HYDROCHLORQUININES (HCQ). Ndërsa ato dinë shumë mirë rezultatet e publikuara më 29 Prill, nga Rrevista Mjekesore LANCET,-ku janë dhanë të  përmbledhura  punimet shkencore rreth Remdesvir-it (RDV). Edhe pas këtyre t’dhënave, Dr Fauci-t nuk ndryshoi mendja, ai bile publikoi rezultatet e studimeve të veta rreth RDV, ku tregonte se pacjentët e tij u përmirësuan 4 ditë më shpejt, ndërkohë që përqindja e mortalitet, s’pati ndonjë përmirësim të randësishëm statistikor. Çuditërisht ai nuk publikoj të dhëna të tjera të studimit të tij, që të tjerët t’kishin mundësi ti analizonin. Kjo nuk e pengoj atë që të deklaronte se RDV mund të jetë  si ‘mjekim standart’ për COVID-19 (‘Standart of care’), ndërkaq, FDA (Food and Drug Administration) e Amerikës lëshoj një Autorizim Përdorimi Urgjent (Emergency Use Authorization), për përdorimin e RDV, në rastet serioze, për të sëmurët në spitale.Një Zot e din pse Dr Fauci kambëngul në kët ilac. Por merret me mend, se ai ka mbështetjen e   shumicës së anëtarve të Komisionit që kanë kompetenca të vendosin se cilin mjekim duhet të përdorim kundra COVID-19. Dimë që nga ky Komision, – 9 antarë kan tregue (disclose) lidhjet e tyre financiare me kompaninë farmaceutike GILEAD. Po kështu, nuk janë të  pakët ekspertët mjeksorë e shkencorë që anojnë në favor të propogandimit të RDV, por që në fakt gëzojnë edhe do përfitime financiare nga GILEAD. Për shembull, Dr Jean-Michel Molina and Dr Constance Delaugerre që kanë drejtue një studim (trial), kanë marrë mbi 100.000 dollar.Nëpërmjet të dhanave të publikuara, ata thonë se s’ka evidencë që mjekimi me HCQ+AZT punon në të sëmurët me COVID-19. Në të vërtetë, nëse studimi i tyre tregoi dicka, ai ishte se në 11 pacjentët që ishin të sëmurë shumë randë me COVID-19, e që u trajtuan me HCQ+AZT, vetëm një vdiq, -kjo në fakt është një arritje e shkëlqyeshme kur dihet se 8 prej 11 pacjentve patën edhe sëmundje të tjera shoqëruese si obezitet, cancer dhe infeksione me HIV. Professor Katherine Seley-Radke që pajtohet me Molina, ka shares në GILEAD.

Lajmi ma i mirë, -që ja shtoi menjëherë (16 bilion dollar) vlerat e marketit (market values), Kompanisë Farmaceutike GILEAD, ishte konkludimi i OBSH-së, nga fillimi i këtij viti, kur tha se RDV (remdesivir), ishte kandidati ma premtues për shërimin e COVID-19. 

Ndërsa për popujt tax-pagues, e veçanërisht të atyre vendeve në-zhvillim,-ku hyn edhe Shqipëria, -konkludimi i OBSH-së, asht një lajm i keq, me pasoja shumë të mëdha.Do t’ishte interesante të spekullonim se, tash që vëte Dr Anthony Fauci ka hy në quarantinë, cilin nga këto dy ilaçe ai do të përdorë?Le të shpresojmë se ai s’do të zgjedhë rrugën e Oliver Cromwell-it. Pak fjalë në përgjithësi: Ne shqiptarët njihemi për marrdhanie të mira familjare e shoqërore, dhe ndihmën e dashurinë e shfaqur apo t’pa shfaqur që kemi për njeri-tjetrin, -kto janë favore të mëdha në këtë kohë izolimi të pakuptimtë. Personat me lidhje të forta shoqërore kanë 50% ma pak shanse për vdekje të parakohshme. Marrëdhëniet e varfëra shoqërore, mund ta dëmtojnë jetëgjatësinë aq sa e dëmtojnë edhe pirja e 15 cigareve në ditë, -ato e influencojnë jetëgjatësinë më shumë se obeziteti, alcoholi dhe mungesa e ushtrimeve fizike (lack of exercise).

VETMIA shoqërohet me rritjen e rrisqeve për zhvillimin e sëmundjeve të enëve coronare të zemrës, rritje të Tensionit të Gjakut (high BP), stroke, dementia, ankth dhe depression. Gjithashtu, vetmia mund edhe të na mbysë krejt. Në librat Mjeksore të pas-viteve 1990, shkruhet e përshkruhet në lidhje me TAKOSUBO syndrome, që ne Shqiptarët do ta quanim “Zemër e plasur”, një cardio-myopathy me shkaktarë mërzitjen dhe STRESET.Le t’shpresojmë se ‘Distancimi social’ të mos jetë një trashegimi e COVID-19, -dhe të mos zëvendësojë fjalinë “God bless you” (Zoti ju bekoftë), që mendohet të ketë origjinën nga Roma, kur ‘Murtaja e Zezë” e (shkaktuar nga Yersina pestis, që infekton kryesisht minjet e zi, dhe pastaj njerëzit), ishte duke shkatrrue Europën. Teshtitja në atë kohë ishte symptomi kryesore i asaj sëmundje, prandaj Pope Gregory I, u sygjeroi njerëzve që të përdorin këtë lutje të shkurtë pas çdo teshtitje, me mendimin se kjo do t’i mbronte prej vdekjes.

Përfundimisht, për mendimin tim, – COVID-19, do të shkojë në histori, dhe do të mbahet mend, -shumë ma tepër si një ‘Virus me virulencë Politike’-se sa për aftësitë e tij infektuese njerëzore. E them këtë, duke u bazuar në faktin se, -shumë nga Mediat kryesore nuk e fshefin dëshirën e madhe që kanë për mos-suksesin e Hydroxychloroquine-nes , -kjo për arsyen e vetme se presidenti Trump, ishte nga entusistikët e parë promotues të ktij ilaci (jo pa baza).

Po kështu, shumë të tjerë në Amerikë, luten cdo ditë që COVID-19 të bëjë sa ma shumë damtime, -duke shpresue se kjo ka për t’shkatrrue përfundimisht shanset e Trumpi-t për tu rizgjedhur. Shqiptarët mund të jenë populli ma me ekperiencë për të nuhatur ngjarjet e tanishme. Komunizmi na i ka mpreh në maksimum “shqisat” politike, që ne duhet t’i përdorim çdo ditë, nëse s’duam të biem përsëri në Kurthet Komuniste.Pjesëmarrja e Greta Thunberg-ut, (një fëmijë me shumë probleme mendore të spektrit autistic), në panelin e ekspertëve të CNN-it, duhet të na kujtojë filmin “Lulkuqet mbi mure”.

****************************************

Ish-ministri i Shëndetësisë: Nuk keni kurajo ti ndaloni këta sharlatanë,heshtni!

Nënkryetari i LSI-së, Petrit vasili ka publikuar në rrjetet sociale disa foto të kryebashkiakut Veliaj dhe protestës së Teatrit ndërsa i redferohet masa për parandalimin e pandemisë së koronavirusit.

Sipas Vasilit, tani e tutje Rama dhe Veliaj të mos flasin për distancim social sepse fyejnë veten, ndërsa kujton përleshjen e mes policisë dhe protestuesve të Teatrit.

“Kolege infeksionistë dhe epidemiologë HESHTNI!!

Meqë nuk keni kurajon tu tregoni vendin Edi Ramës dhe shembëlltyrave të tij në Bashki,
tani e tutje mos flisni më për distancim social sepse fyeni veten. Qindra policë të Edi Ramës ngjeshur me njëri-tjetrin dhe përqafimet neveritëse bashkiake edhe me të moshuar janë fakte shumë të rënda dhe në mes të ditës.

Ju nuk keni kurajo profesionale ti ndaloni këta sharlatanë politike. Ndaj Heshtni sepse të flasësh këtej e tutje për distancim social është më shumë se turp. Këta mbyllen një televizion për një të ftuar më shumë në studio edhe duke e respektuar distancën sociale, gjobisin qindra qytetarë e mbyllin biznese, ndërsa po vetë këta dhunojnë çdo rregull. Ndaj HESHTNI !!”, shkruan Vasili.