Dr. Ina K. Zhupa: Qytetarët nuk e besojnë me Ramën

276

 

Dr. Ina K. Zhupa për shfaqjen që dha sot Rama në Fushë-Krujë për të përmbyturit

 

Me një
regji bajate, ku i kërkon njerëzve votën para kamerave në këmbim të çekut, Edi
Rama bëri sot sikur u kujtua për banorët e Fushë-Krujës. Po ata dhe çdo qytetar
i vendit e mban mend mirë, se kur u rrethuan nga uji e balta, Edi Rama mori
rrugët e botës për pushime luksi. Pikërisht, ditën kur qindra familje u
përmbytën në Fushë-Krujë, Edi Rama shkoi në New York për ekspozitë pikture. Në
kulmin e fatkeqësisë, Rama i braktisi banorët. Tani që po vijnë zgjedhjet bën
sikur po i dhimbsen. Sërish, ai nuk ka dhe nuk mban asnjë përgjegjësi, por
fajin e kanë qytetarët, fajin e ka natyra, fajin e kanë kanalet që janë
bllokuar. Ka 4 vjet që hedh para për luks, për zyra, për palma, për makina, për
ekspozita pikture, për të parë NBA, për fundjavë me Gjushin, për shëtitje nëpër
stadiumet e botës, para që po të shkonin për investime në bujqësi, në kanale
kulluese e ujitëse nuk do kishte këto dëme me shiun e parë që bie. Këto para do
të ishin të mjaftueshme për t’i dëmshpërblyer në kohë familjet e përmbytura e
për t’u ardhur në ndihmë fermerëve. Këto janë përpjekje të dëshpëruara. Qytetarët
nuk e besojnë më Edi Ramën. Sepse nuk mund të besohet dikush që të kthen kurrizin
në ditën më të vështirë, dhe kthehet kur afrojnë zgjedhjet.