Rama: Do prish pallatin në qendër të Tiranës dhe në zyra do të mbahet vetëm fotoja e Ismail Qemalit

398
Sigal

Mbrëmë vonë, gjatë intervistës së Kryesocialistit Edi Rama me gazetaren e “Ora News”, Ilva Tare, kreu i selisë rozë u shpreh se, pas ardhjes në pushtet, do të hiqen nga muret e zyrave dhe nga të gjitha institucionet shqiptare, fotografitë e presidentëve. Në këto institucione do të vendoset vetëm fotografia e kryeministrit të parë të shtetit shqiptar, që është ajo e Ismail Qemalit”, u shpreh Rama. Në këtë mënyrë ai shprehu një vlerësim të lartë për Plakun e Vlorës, duke thënë se, figura e Ismail Qemalit i eklipson të gjithë pasardhësit. Po kështu, një deklaratë “bombë”, ai lëshoi gjatë këtij emisioni, kur tha se, që ditën kur do të vijnë në pushtet do të prishë Pallatin në qendër të Tiranës, i cili është ndërtuar pa leje”.

Rama-shkodranëve: Duhet të rilindni PD-në duke e çuara në opozitë, Jozefina ju ka turpëruar

Kreu i socialistëve Edi Rama ka kërkuar votën e shkodranëve për të larguar regjimin e Sali Berishës. Ndërsa prezantoi skuadrën e kandidatëve për Rilindjen në qarkun e Shkodrës, Rama deklaroi se nuk është domosdoshmërisht e nevojshme të jesh demokrat apo socialist për të kuptuar se me 23 qershor duhet të votohet pro rilindjes dhe jo rrënimit. “Jam dhe nip i këtij qyteti, por jo si nip, por si shqiptar e njeh dhe e do historinë e këtij vendi e konsideroj krenarinë e Shkodrës si një nga ato vlera që cdo njeri duhet të ruajë, “që jam krenar që jam shqiptar”. Është e papranueshme që një parti të shkelë me këmbë vlerat e Shkodrës, 23 qershori është dita që Shkodra të bëjë atë që ka bërë gjithmonë kur i ka ardhur në majë të hundës, të japë një votë për Rilindjen dhe jo për rrënimin. Jo votë për Jozefinën dhe shpurën e saj që ka turpëruar Shkodrën. Falenderim edhe për një vajzë që dëshmoi sot se përkatësia në PS nuk është ndaj një interesi personal, por vizioni të përbashkët si betejë me rrënimin e plotë, Keiti Bazhdarin. Këta janë njerëzit tanë, shembujt tanë, njerëzish qytetarë që në politikë nuk janë për të marrë, por për të dhënë. Nga kjo tribunë është dita për tu thënë disa fjalë gjithë shkodranëve që me të drejtën e zotit u rreshtuan në ’90 kundër regjimit të Tiranës për tu rreshtuar kundër një tjetër regjimi. Sot një tjetër regjim në Tiranë i trajton vendet e punës në shtet si lëmosha për ushtarët e pushtetit, flet në emër të demokracisë dhe vepron kundër demokracisë. Shkodranët e mencur duhet të rilindin PD duke e cuar në opozitë. Në 23 qershor nuk ka nevojë të jesh as socialist as demokrat për të shkuar drejt qëndrës së votimit dhe të votosh për Rilindjen. Nuk ka nevojë për të kuptuar të vërtetën e madhe se cdo rrogtar duhet të votojë PS për të cliruar veten dhe familjen nga taksat dhe beteja për kafshatën e gojës” tha Rama. Lidershipi rozë e ka vlerësuar garën e 23 qershorit jo vetëm jetike për mirëqënien e qytetarëve, por edhe për një realitet të ri politik, për të larguar njëherë e mirë sipas tij komunistin e fundit që po mban peng vendin. “Janë 1 milionë shqiptarë të papunë që duhet të mësojnë se për të gjetur punë mjafton të nxjerrin me 23 qershor të papunë Sali Berishën. Pa larguar Saliun nuk do ketë punë për kompani, biznese, mijëra e mijëra shqiptarë të talentuar, çdo i papunë s’do mund të marrë shërbim shëndetësor.Shkodranët e dinë mirë se çështë politika dhe si funksionon. Kthejeni kokën përreth në gjithë Ballkanin, ku i keni kolegët e Saliut, ose janë në botën tjetër ose janë në pension. Shkodra duhet të marrë përsipër të largojë komunistin e fundit dhe të pandreqshëm që ka marrë peng Shqipërinë” theksoi Kryesocialisti.Ndërsa ka shprehur bindjen për një fitore të të majtës edhe në këtë qark, Rama është zotuar para shkodranëve se qeveria e re socialiste që do dalë pas 23 qershorit do të investojë për Shkodrën, Pukën dhe Malësinë e Madhe aq sa nuk janë bërë në 20 vite. “Dasia e ndau Shkodrën dhe përmes dasisë u mbajt larg PS, por 2013 do tregojë se PS është fitimtare. Nuk i premtojmë Shkodrës parajsën por zotohemi që në radhë të parë të respektojmë cdo qytetar të këtij vendi që mos të ketë mësues që tërhiqen zvarrë në mitingje apo që shikohen shtremëbr se takohen me opozitën. Do jetë një Shqipëri e respektit për njëri-tjetrin, e qyetarëve dhe atyre që jetojnë në fshat që nuk do të jenë më njerëz të dorës së dytë të këtij vendi. Kur ne të bëjmë takimin e madh për Shkodrën do kemi 10- herë më shumë njerëz se 10 herë më të shumta do jenë dëshirat për të shkuar drejt Rilindjes. Qeveria që do dalë nga PS do të bëjë për këtë qark atë që nuk është bërë përgjatë këtyre 20 viteve” përfundoi ai.