‘Hapat e opozitës do t’i ndiqni hap pas hapi’, Kryemadhi: Edi Rama na la pa identitet dhe pa histori

304
Sigal

Ola Bruko: Paralelisht me protestat që organizon Aleanca, kur do të nisin protestat që organizon opozita e bashkuar siç deklaruat pas takimit që zhvilluat sëbashku të dielen?
Kryemadhi: E para njëherë protestat tona nuk kanë lidhje fare me protestën qytetare për mbrojtjen e teatrit.
Opozita do të vazhdojë punën e saj, axhendën e saj për të ecur dhe për të përmbushur të gjitha detyrimet që kemi ndaj elektoratit tonë por në radhë të parë përpara detyrimeve që kemi ne si lidera politikë, apo si forca politike ndaj mbështetësve tanë kemi një detyrim ndaj komunitetit të Tiranës, të artistëve dhe gjithë të tjerëve për të vazhduar dhe për të ndjekur hap pas hapi përkrahjen e tyre.
Ashtu siç janë fermerët në Lushnje dhe Fier që do të protestojnë se si paratë e subvencioneve të tyre shkojnë për të paguar dhe për të pastruar paratë e Edi Ramës ashtu do të dalin dhe mësuesit që do të ngelin pa rroga, ashtu do të dalin dhe studentët që i ka dëmtuar financiarisht, ashtu do të dalin dhe mjekët dhe infermierët që i ka mashtruar duke iu thënë se do t’i shpërblente me nga 1000 euro ata që do të ishin në vijë të parë të Covidit, ashtu do t’i dalin të gjithë dhe nuk do e dijë se nga do i vijë sepse tani ka ardhur aty ku nuk mban më.
Kështu që mos u shqetëso sepse do t’i ndiqni hap pas hapi sepse ajo që është akoma më e rëndësishme është që të gjitha grupet e interesit do ti kthehen Edi ramës pavarësisht bindjeve të tyre politike, sepse këtu nuk është më çështja e flamujve politike se kush do të vijë në pushtet. Këtu është çështja për të larguar një të çmendur që na shkatërroi identitetin, emrin dhe po na lë pa histori. Nuk ka më të dhimbshme për një jetim që nuk e di se kush është nëna dhe babai i tij. Ashtu edhe për ne këtë gjë ka bërë Edi Rama. Na fshiu emrat e prindërve, të gjyshërve, stërgjyshërve. Mos u çudisni kur pas disa muajsh, nëse do të vazhdojmë ta lëmë këtë të çmendur, kur Skënderbeun do të na e nxjerrë serb, Naim Frashërin që i këndonte maleve të Shqipërisë bullgar, e kështu me radhë.

-Përse e bojkotuat Reformën Zgjedhore?
Si gjithmonë unë e kam thënë që ambasadorët kanë qenë viktima të mashtrimeve të Edi Ramës. Kjo është fatkeqësia më e madhe ose iu pëlqen të gënjehen nga Edi Rama. E para, ambasadorja amerikane duhet ti marrë informacionet e sakta dhe duhet të komunikojë me liderët e partive, të informohet dhe s’ka pse të bëjë telefon të prishur. E dyta, opozita ia ka bërë të qarta dhe i ka në tryezë propozimet e opozitës përsa i përket rekomandimeve të OSBE-ODHIR.