Miltiadh Muçi: Lider i kanabisit, shkatërrimit dhe covidit

517
Sigal

Policia jo vetëm e politizuar, por faktet treguan edhe e kanabizuar   

Varrimi i Teatrit Kombëtar u paralajmërua 20 vjet më parë…! 

– Më shumë se dy muaj kryeministri ynë u kthye në zëdhënës i Ministrisë së  Shëndetësisë

-Ish-ministria e kanabisit  kështu do të “kujtohet” për kohë të gjatë Ministria e Brendshme

      Nga Miltiadh M. Muçi

Teatri u shemb, atë nuk mundëm ta mbronim dhe për këtë fajtore është politika. Kushdo prej krahëve që  kanë qenë në pushtet, në vitin 2007 nuk ia lanë mbrojtjen ligjore edhe pse ishte “monument kulture”, këtë status ia hoqën. Sipas ligjit më të fundit “Mbi trashëgiminë Kulturore”, në një nga dispozitat thuhet: “Trashëgimi kulturore” është tërësia e pasurive kulturore, materiale dhe jo-materiale, të një individi, grupi ose shoqërie të trashëguar nga e kaluara, që ruan në të tashmen për t’u përçuar brezave në të ardhmen si pjesë e pasurisë kombëtare të një vendi, të cilat shprehin vlerat, identitetin, njohuritë, traditat, besimet dhe pasuritë kulturore të peizazhit.

Asnjëherë nuk u bënë përpjekjet për t’ia rikthyer Teatrit Kombëtar këto vlera të jashtëzakonshme. Mjafton sikurse është ai quajtur, kurrkush që ia hoqi statusin apo  më pas e rrënoi, nuk do të bënte trimin ta zhvlerësonin për më tepër ta rrëzonin.  Edhe pse ligjërisht iu hoq statusi ”Monu ment kulture”, faktikisht ai i kishte vlerat e pasurisë kombëtare sipas dispozitës të ligjit “Mbi trashëgiminë Kulturore”, si institucion kombëtar qe te gjithë e njihnim, brenda e jashtë vendit. Në reagimin e tyre, varrmihësit e  Teatrit Kombëtar, midis të tjerave u justifikuan se edhe për parkun e liqenit, pazarin e ri, kalanë e kryeqytetit, etj. u kundërshtua dhe vërtetë kështu ndodhi, por këto objekte ndodhen aty  të  rikonstruktuar, ndërsa Teatri Kombëtar u varros, nuk është më dhe pse u kërkua nuk u rikonstrukturua. Pas varrimit të tij do të thonë  “ka qene njëherë Teatri Kombëtar” .  Ajo që ndodhi ishte paralajmëruar  20 vjet më parë dhe nga kush, veçse nga një kryeministër delirant që do t’i çojë deri në fund ato që ka menduar gjate natës për t’i realizuar gjatë ditës, megaloman që ka ndërhyrë në qendrat e qyteteve sa e kanë humbur identitetin.  Pak ditë më parë u ndodh në zonën e Labërisë dhe ju dha shqiptarëve sihariqin se me rrugën e re Tepelenë-Himarë të gjatë 50 apo 60 km do të duhet vetëm një orë të shkohet në plazh, por harroi s me dhjetëra rregë te vendbanime  rreth qyteteve të lëna në harresë. Më shumë se dy muaj kryeministri ynë u kthye në zëdhënës i Ministrisë së  Shëndetësisë me thirrjet për “t’u mbrojtur” nga korona virusi, i Policisë së Shtetit për vendosjen e gjobave dhe burgosjen e atyre që shkelin rregullat e “gjendjes së luftës”, i Ministrisë së Financave për “pagesat e luftës” dhe kreditë e bizneseve. Na u bë edhe baba “për popullin” midis tij për gjyshët e stërgjyshët e fëmijëve emigrantë. Pasi u mbyllën  xhamitë dhe kishat ai u bë perëndia, që lutjet t’i bënim para televizorit ku dilte më shumë se 3-4 herë në çdo ditë. Dhe baba i vërtetë qe për gjithçka e ka mbajtur fjalën, në rritjen ekonomike dhe mbështetjen e shtresave në nevojë, të kërkesave që u premtoi studentëve, të shërbimeve mjekësorë falas kur  nuk ka skaner të syrit dhe rekomandohet të bëhet në klinikë private, për furnizimin me ujë të pijshëm të Tiranës e jo vetëm, qe është i pa pijshëm  dhe  banorët vazhdojnë ta blejnë. kur  90%  e qytetarëve i kanë xhepat bosh dhe nuk mund ta fusin dorën e tyre sepse një tjetër dorë,  ajo e pushtetit  i’ua ka marrë më pare, për të mbajtur atë administrate qe e ka bërë harbute si vetvetja. E mbajti edhe  premtimin që “ka dhenë” 20 vjet më parë, për të varrosur Teatrin Kombëtar dhe e varrosi,  ku policët i bëri kokë më kokë dhe frymë më frymë të njëri-tjetrit dhe të protestueseve, edhe pse net më parë gjobiti, hoqi dhe patentën sepse u shkelën rregullat e vendosura në fashën e epidemisë, veçse Teatri Kombëtar të varrosej. Kur kishin kaluar 20 vjet nuk priti të kalonin  20 ditë apo dhe 20 javë, por Ai donte  t’u tregonte qytetarëve të kryeqytetit, të vendit e shqiptarëve kudo që ndodhen, kolegëve artistë pse vetëm tërmeti di të rrënojë?

Policia jo vetëm e politizuar, por edhe e kanabizuar   

Në të gjithë fjalimet e ministrit, pse jo edhe të kryeministrit, me efektivat e policisë, kushdo që ka qenë në pushtet më është dukur njësoj, sikur në sistemin totalitar, kur para efektivave të policisë dhe ushtrisë, flisnin si përfaqësues të partisë, si ish-komisarët politikë. Duke mos qenë profesionistë, efektivave të policisë edhe sot u japin direktiva dhe i ngarkojnë me detyra, në prani të drejtueseve të tyre, për situatat ku duhet të veprojnë. Fatmir Xhafa, ish-Kryetari i Komisionit të Ligjeve të Parlamentit, në takimin më të parë me efektivët më të rinj të policisë, të rreshtuar në Akademinë e Sigurisë, ju drejtohet në pozitat e Ministrit të Brendshëm, për zgjedhjet e 18 qershorit 2017, luftën kundër kanabis sativës si përfaqësues politik i PS-ës në pushtet, duke i shmangur drejtuesit kryesorë të policisë, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë dhe Drejtorin e Akademisë të Sigurisë së Policisë, të pranishëm në takim.    “T’i japim fund një herë e mirë, këtë vit kultivimit të kanabisit. Kjo është qeveria e vetme që e ka luftuar këtë

fenomen. Jemi të bindur të ndërtojmë shtet dhe të luftojmë faktorët që e nxisin kultivimin e drogës dhe varf rinë. Kështu do të luftojmë për një të ardhme më të mi-

rë, për afrimin e Shqipërisë në BE”, theksoi Xhafa në  një nga deklaratat për publik, pas takimit me përfaqësues të grupit të të huajave, që kishin ardhur në kuadrin e bashkëpunimit të luftës kundër kanabis sativës. Këto nuk janë veç takime mediatike, si në fushatat e korrjes  dhe të djegies të kanabis sativës, në parcelat e mbjella.

Në vitin 2016, kur në pragun e zgjedhjeve të 25 qershorit 2017, transportohen tonelata të kanabisit në drejtim të Italisë dhe Greqisë, ish-Ministri Tahiri u ndodh shpesh në mes të efektivave të policisë dhe gazetarëve, për t’u treguar shqiptarëve dhe të huajve, se bëjnë gjith çka për mos të pasur kanabis sativa në shtetet e BE-së. Kështu propagandohet dhe në sezonin e ri, të mbjelljes  dhe të kultivimit të fidanëve, të vitit 2017.

     Politizimi i policisë më qartë është reflektuar në ndarjen e efektivave të saj, në rikthimin e mbështetësve të partisë që merr pushtetin, largimin e mbështetësve të partisë që lë pushtetin. Ndarja u pa edhe ditën e vrasjes të ish-komisarit Artan Cukut, të homazheve e më pas, në deklaratat jo vetëm të politikanëve të opozitës, por dhe ish-efektivave të larguar të policisë, sa kuptohej në radhët e kujt pjese kishte qenë viktima Cuku.

Për këtë ndarje jam shprehur qartë dhe në shkrimin, si dështoi promovimi i librit “Rrëfen Kriminalisti”, ku midis të tjerash shkruaj: “ … dëshira më e madhe për promovimin e tij mbetet, të bashkoj efektivët e policisë me ish-policët e larguar, për shkak të bindjeve të kundërta, me të lidershipit në pushtet, sikurse ka ndodhur në të gjithë rrotacionet e pushteteve.

Sa duket, ndarja do të ndodhë, deri sa politizimi e kanabizimi i policisë, fatkeqësisht dhe çuditërisht do të  vazhdojë në çdo rrotacion të pushteteve.

Gazeta “Telegraf”, më 12 prill 2017    

     Ish-ministria e kanabisit 

Kështu do të “kujtohet” për kohë të gjatë Ministria e Brendshme, edhe pas zëvendësimit të ish-ministrit të larguar në ditët e fundit të marsit 2017, midis replikave

mes kundërshtarëve politikë të opozitës dhe pozitës. Në tre vitet e fundit, edhe pse është marrë me “luftën” kundër kanabisit, më shumë se me çdo problem tjetër, kultivimi e tregtimi i tij u shtua si asnjëherë më parë. Më 24 qershor 2016, kur u mbush një vit nga vrasja e policit Ibrahim Basha, në Lazarat, ishte angazhimi i parë të shkruaja, “çfarë do të ndodhte me kanabisin në ven- din tonë”. Vrasja e efektivit të policisë, ndryshe nga e të tjerëve u organizua nga grupe kriminale, duke aktivizu- ar moshat e reja. Banorët e Lazaratit, të njohur jashtë kufijve si kultivuesit masivë, përpunuesit dhe tregtuesit më të mëdhenj të kanabisit, bëri të kthehet në prodhim bujqësor kryesor i eksporteve shqiptare, edhe pse pushtetarët dhe qytetarët e kuptonin që rrezikohej mbyllja e dyerve, për t’u bërë anëtarë të BE-së. Përsëri m’u desh të shkruaj, sa Policia e Shteti besohej në luftën kundër kanabisit”?

Në 15 shtatorin e 2016- ës, rezultati i zgjedhjeve të Kryebashkiakut të Peshkopisë u bë objekti më i debatuar i rezultateve fitues të rilindësve urbanë dhe humbë- se për opozitën, që akuzonte blerjen e votës nga “karteli i drogës”, ndërsa ish-ministri i brendshëm si gjithmonë

vazhdonte të propagandonte, “policia do të parandalojë prodhimin e kanabisit”. Pra edhe në 2017-ën po ndodh njësoj si në vitin 2016, kur efektivët e policisë i korrnin dhe i digjnin pemët e kanabisit. Këto skena i pamë si asnjëherë, me praninë e ministrit së bashku me gazetarët e gjithë kanaleve televizivë. Por tonelatat vazhdo- nin të mbërrinin sa në Itali dhe në Greqi.

Tre muaj nga deklaratat mediatike dhe dy muaj pas “plan-veprimit” të ish-ministrit, rezultatet nuk po vinin, përveç shifrave për “kontrollet” që bëheshin. Më në fund Tahiri largohet. Çuditërisht rreth dy javë pas “largimit“ të tij mësojmë, raste të padëgjuara më parë. Jo vetëm në shifra, por dhe për mënyrën e kultivimit të kanabis sativës, në ambientet e mbyllur të banesave, magazinave, tuneleve, në kushte “industriale” dhe për gjatë gjithë vitit. A thua ky ndryshim është rastësi apo meritë e ministrit të ri, edhe pse emërimi i tij u kundërshtua shumë nga opozita.

Çfarë do të ketë ndodhur, ministri i ri a do të vazhdojë  i mbështetur nga ambasadori Donald Lu?

Do të mbahet mend si ministri i ri “agresiv kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar”, veproi ndryshe nga ish-ministri i “ngarkuar” me detyra partie. Vetëm kështu mund të ndryshonte imazhi i keq, i shkaktuar nga ish-ministri, që për kohë të gjatë institucioni do të

mbetet të quhet “ish-ministria e kanabisit”. Nuk mundet

të bëjë përjashtim as ish-lidershipi i saj, ministri Tahiri, që do të quhet “ish ministri i kanabisit”,

Ndërsa unë do të vazhdoj të shkruaj “Për Shqipërinë pa  kanabis”, dhe pse disa këmbëngulin të na e mbushin mendjen, të legalizojmë “kanabisin mjekësor”!!

Gazeta “Telegraf”, më 18 prill 2017