Erdogan jep lajmin e madh: Do të ndërtojnë 500 banesa

435
Sigal

Do të ndërtojnë 500 banesa”. Kështu ka deklaruar Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan për mediat turke, teksa foli për mbështetjen që po i ofron shqipërisë në këto ditë të vështira.

“Shpresojmë që ekipet tona do të kryejnë punimet në vendet e përshtatshme në Shqipëri dhe si vëllezër turq do të ndërtojnë 500 banesa”, deklaron Erdogan, raporton Agjencia e lajmeve Anadolu, transmeton Newsbomb.al.

Kujtojmë se kjo nuk është ndihma e vetme që Turqia po i jep Shqipërisë pasi më parë ka dërguar drejt vendit tonë një avion Airbus Atlas me 28 persona të kërkim shpëtimit, tre makineri dhe një total prej 500 batanijesh dhe 500 pakosh me ushqime për viktimat e tërmetit.