Citoi fjalët e terroristit të Al Kaedas, si fjalë të shenjta, Berisha-Ramës: Turp e faqe e zezë!

506
Sigal

Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme citoi fjalët e Anwar Al Awlaki, një terrorist i Al Kaeda-s, duke i konsideruar si “fjalë të shenjta”.

Në fakt, Al Alwaki, ka qenë një nga terroristët më të kërkuar nga SHBA, dhe është vrarë me një sulm me dron në vitin 2011.

Në lidhje me këtë ngjarje, ka reaguar edhe ish kryeministri, Sali Berisha, i cili e ka quajtur veprimin e Ramës “turp dhe faqe e zezë”.

“Nuk luftohet epidemia duke cituar fjalet e kryeterroristit Anwar al-Awlaki, i lidhur me Al Qaedan!
Miq, pas fjalorit horror prej terrorisi ndaj qytetareve shqiptare, Sulltan Salep Surreli na citon shprehje qe imami kryeterrorist Anwar al-Awlaki, i lidhur me Al Qaeda perdorte tek urdheronte akte terroriste dhe merrte jete te pafajshme. Turp dhe faqe e zeze! sb“, shkruan Berisha