Lajm i mirë nga Infektivi/ Shkon në 52 numri i të shëruarve nga koronavirusi

434
Sigal

Plot 5 pacientë të tjerë kanë mund koronavirusin duke lënë ambientet e spitalit dhe duke u kthyer shëndoshë e mirë në shtëpitë e tyre.

Lajmin e mirë e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila shkruan se 5 pacientë nga Tirana, Fieri dhe Kavaja kanë lënë sot spitalin infektiv të shëruar.

“Pesë pacientë nga Tirana, Fieri dhe Kavaja kanë lënë sot spitalin infektiv të shëruar nga #COVID-19
Mjekët thonë se dy prej tyre kanë qenë në gjendje të rënduar, por pas më shumë se 12 ditë trajtimi intensiv me medikamentet që sot përdoren për trajtimin e #COVID-19 edhe në vendet e tjera të Botës, ja kanë dalë ta mundin sëmundjen dhe sot u kthyen në shtëpi Deri tani të shëruar nga #COVID-19” shkruan Manastirliu.