Maliqi: Çfarë prisni nga propaganda Rama-Vuçiç?

237

Deputeti demokrat Lefter Maliqi reagon ashpër rreth takimit të fundit në Tiranë në kuadër të projektit për Minishengen në të cilin po merr pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Në një shënim në faqen e tij në facebook ai shkruan se:”Duke bashkëpunuar me Serbet po na përcan me vëllezërit tanë Kosovar,duke u vënë taksën 5-10 euro tek rruga e kombit duke u treguar mosmirënjohje ndaj humanizmit dhe mbështetjes së jashtëzakonshme që na dhanë në 26 nëntor pas tërmetit,si dhe po largon cdo ditë trurin”.

Postimi i Lefter Malqit:

Fatkëqesia,ligësia,djallëzia,pabësia,tradhtia e ka emrin Edi makutëria. Çfarë prisni nga propaganda Rama-Vuçiç? Çfarë prisni nga një njeri që ska ndjenjë atërore,prindërore,familjare,patiotike,kombëtare? Me para të pista,me blerje,me kriminel,me drogë me çdo pazar të zi,mori pushtetin për të bërë këto marrëzi për ta mbajtur pushtetin peng me këto pazaret e pista të zeza të mësipërme,për të përcarë shqiptarët brenda vendit dhe me vëllezërit Kosovar.E ç’populloi e kriminalizoi e varfëroi vendin.Korrupsioni paaftësia,kapja e institucioneve,zgjedhjet moniste lokale , kërcënimi ndaj opozitës,mediave,artisteve etj. Ky i sëmur dhe shejtan budalla,ky intrigant po na kthen në diktaturë. Duke bashkëpunuar me Serbet po na përcan me vëllezërit tanë Kosovar,duke u vënë taksën 5-10 euro tek rruga e kombit duke u treguar mosmirënjohje ndaj humanizmit dhe mbështetjes së jashtëzakonshme që na dhanë në 26 nëntor pas tërmetit,si dhe po largon cdo ditë trurin. Janari muaji i fillimit të revolucionit demokratik i cili mbetet jetik për mbrojtjen e demokracisë.

Fatkeqesia,ligesia,djallezia,pabesia,tradhtia e ka emrin Edi makutëria. Cfare prisni nga propaganda Rama-Vucic? Cfare…

Gepostet von Lefter Maliqi am Samstag, 21. Dezember 2019