Ballina Politikë Çelja e negociatave, Gjosha: Topi është në dorë të qeverisë

Çelja e negociatave, Gjosha: Topi është në dorë të qeverisë

544
Sigal

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha e ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora deklaroi se vendimi i Holandës për rikthimin e vizave shqiptarëve, shfajësoi opozitën nga akuzat që i adresohen.

Sipas Gjoshajt topin në dorë për çeljen e negociatave e ka në dorë qeveria, pasi kjo e fundit duhet të bindë vendet anëtare që realisht ka bërë punë.

Klajda Gjosha: Për qeverinë, Holanda vërtetoi se nuk është opozita dhe protestat ato që po ndikojnë mbi vazhdimësinë e procesit të Integrimit Europian. Nuk janë as protestat, nuk është as rruga që mori krueministri për të shkuar në Itali dhe për të zhbërë imazhin e krijuar për Shqipërinë, nga protestat.

Imazhi i Shqipërisë cënohet nga shumë mungesa të tjera që ka demokracia shqiptare, si mosfunksionimi i brendshëm i shumë prej institucioneve, i shtetit të së drejtës, i dhunimit të votës së lirë, të pronës së qytetarëve. Nxjerrja e banorëve me gaz lotsjellës nga shtëpitë e tyre janë realisht momente kriminale, për një vend që aspiron të çelë negociatat dhe që vazhdojë më tej në Integrimin në BE.

Ajo që ndodhi dje e kaloi opozitën në një fazë tjetër, duke e shfajësuar totalisht nga ajo çfarë ndodh realisht për Integrimin në BE. Topi është realisht në dorë të qeverisë shqiptare, duhet të plotësojë kriteret, kushtet, të bindë vendet anëtare që realisht ka bërë punë.