Ministri i jashtëm rus takon homologun serb në Moskë

407
Sigal

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov u takua të mërkurën në Moskë me homologun e tij serb Ivica Daçiç.

Në një konferencë për shtyp pas takimit, zoti Lavrov kritikoi autoritetet e Kosovës për zbatimin e tarifës doganore prej 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina, taksë që ai tha se “synon t’u marrë frymën” serbëve të Kosovës.

Zoti Lavrov u kërkoi gjithashtu autoriteteve të Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian të ndërhyjnë.

Nga ana e tij, ministri serb Daçiç falënderoi zotin Lavrov dhe presidentin rus Vladimir Putin për mbështetjen e vazhdueshme dhe tha se Serbia nuk do të jetë në gjendje të mbrojë interesat e saj pa ndihmën e Rusisë.