Celibashi i KQZ-së ka gjetur “gjuhën” me firmat sllovene/ 820 mijë euro tender pa garë për “sigurinë” e votës

57
Sigal

Celibashi i KQZ negocioi me firmën sllovene. Vetë firma është një e “njohur” e Celibashit, pasi edhe në zgjedhjet e vitit 2023, firma sllovene “Cetis…” ishte fituese e një tenderi të ngjashëm. Sipas dokumenteve, procedura kishte objekt “prodhimi i fletëve të votimit dhe maskave për leximin e fletëve të votimit”. Firma “Cetis …rreth 820 mijë euro.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon të shpenzojë miliona euro, me justifikimin se “po jepen për sigurinë e votës”. Pavarësisht se këto janë zgjedhje të reja, avazi i drejtuesve të KQZ-së është i vjetër, pasi të gjitha procedurat bëhen pa garë dhe vetëm me negocim.

Në muajin nëntor 2024, KQZ akordoi një shumë prej 2.1 milionë eurosh për të ngritur platformën e votuesve nga jashtë. Ndërkohë, ditët e fundit u akordua një shumë tjetër me vlerë 1.1 milionë euro për suport dhe shërbime. Të dyja procedurat u bënë me negocim, pa asnjë garë.

Ndërkohë, vetë KQZ po vijon të shpenzojë miliona euro për votën e 11 majit. Sipas dokumenteve, Celibashi ka urdhëruar bërjen me shpejtësi të tenderit për prodhim të fletëve të votimit.

Në njoftimin e KQZ-së, rezulton fitues firma sllovene “Cetis, Graphic and Documentacion Service d.d”. Më saktë nuk është një tender, pasi procedura u bë me “negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”.

Drejtuesit e KQZ-së negociuan me firmën sllovene, pasi më parë kanë dështuar tenderët e fletëve të votimit. Vetë firma është një e “njohur” e Celibashit, pasi edhe në zgjedhjet e kaluara ka fituar miliona euro. Sipas dokumenteve, procedura kishte objekt “prodhimi i fletëve të votimit dhe maskave për leximin e fletëve të votimit”. Firma “Cetis …” ofroi 81.691.283 lekë pa TVSH, ose rreth 820 mijë euro.

Por, kjo s’është hera e parë që bëhen tenderët me negocim nga KQZ. Në zgjedhjet e kaluara, Celibashi prokuroi rreth 15 milionë euro për zgjedhjet e vitit 2023. Mësohet se, KQZ-ja ka një rrjet firmash të favorizuara, të cilat fitojnë gjithmonë procedura në atë institucion. E tillë është kompania hollandeze “Smartmatic International”, e cila fiton tenderët për votimin dhe numërimin eektronik. Por, fituese kanë dalë edhe firmat shqiptare “R&T” dhe “Farma Net Albania”. Edhe në zgjedhjet e vitit 2023, firma sllovene “Cetis…” ishte fituese e një tenderi të ngjashëm.