Bylykbashi: Kushtetuesja pa këllqe, ende nuk kemi një gjykatë të vërtetë

197
Sigal

Deputeti i PD dhe njëherazi njohësi i çështjet zgjedhore, Oerd Bylykbashi u shpreh në një emision se vendi nuk ka një Gjykatë Kushtetuese të vërtetë. 

Duke komentuar vendimin e Kushtetueses që la në fuqi zgjedhjet e 30 qershorit 2019, Bylykbashi tha se gjykata tregoi që nuk ka këllqe për të vendosur për një çështje politike.

Bylykbashi kujton se vite më parë, Gjykata Kushtetuese arrinte t’i kthente kryeministrit edhe 30 ligje, ndërsa kjo e sotmja vendosi të largojë nga vetja ‘pataten e nxehtë’, që janë zgjedhjet vendore të kontestuara të 30 qershorit të dy viteve më parë.

“Ka një qasje pragmatiste politike për të larguar një patate të nxehtë. Zgjedhjet  2019 kanë probleme themelore lidhur me shkeljen e parimeve Kushtetuese dhe kush më mirë se Gjykata Kushtetuese mund ta shqyrtohet këtë. Gjykata Kushtetuese duhet të ketë edhe kurajon që të marrë dhe ta shqyrtojë një çështje pavarësisht se çfarë mendon politika. Ne e kemi përmbytr Venecian më keq se laguna e Venecias me çështje njëra pas tjetrës. Sigurisht edhe qasja e Venecias më pas mund të mos jetë ajo që kërkojmë. Në Venecia pyetjet kanë qenë selektive, po.

Pa dashur të hyj të detajet pse u bë ky selektivitet, por komoditeti i Gjykatës Kushtetuese për të mos e zgjidhur vetë, por t’i vijë nga Venecia, a i intereson qeverisë dhe të tjerëve? Sigurisht që Kushtetuesja dhe Venecia kanë edhe një frikë se mos kthehet ky në një precedent për Shqipërinë dhe vendet e tjera. Gjykata Kushtetuese duhet të shohë në radhë të parë parimet, a janë shkelur parimet e saj.

Kemi Venecian që ka nxjerrë këtë vendim, por kemi edhe një raport të OSBE/ODIHR. ODIHR identifikon Gjykatën Kushtetuese si Gjykata që duhet të shqyrtojë aspektin kushtetues të këtyre zgjedhjeve. Bën edhe një rekomandim të fortë për zgjhedhjet e ardhshme, pra këto të 2021, gjykata që kanë kompetencë zgjedhore duhet të jenë të ngritura që të garantohen këto aspekte. A mund të hyjë Gjykata Kushtetuese dhe të hqyrtojë ligjshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit? Jo, se këtë e bën Kolegji Zgjedhor, por aspektet Kushtetuese në lidhje me parime që garantojnë procesin zgjedhor duhet t’i shohë. 

Gjykata ka vënë duart përpara që nuk i shqyrtojmë ne këto çështje. Ne kemi patur dikur një gjykatë kushtetuese që kryeministirt Berisha i ka kthyer edhe 30 ligje, që tregon se kishim një Kushtetuese me këllqe. Ndoshta akoma nuk janë pjekur kushtetet që kjo të jetë një gjykatë e vërtetë”, u shpreh deputeti demokrat.