Ëngjëll Musai: Shqiptarët në protestë për të shpëtuar identitetin kombëtar

Ëngjëll Musai Drejtor i Gazetës “Telegraf

Sigal

Protesta e Opozitës së Bashkuar do të jetë një nga më të mëdhatë në historinë e këtyre 20 viteve të fundit. Skandalet e njëpasnjëshme të qeverisë shqiptare të kryeministrit Rama, varfëria, emigrimi, pensionet qesharake, taksat e larta, çmimet marramëndëse, vjedhja e zgjedhjeve, blerja e votës, dhuna policore, PPP, koncesionet, mbajtja peng e opozitës dhe kapja e drejtësisë janë një arsye e madhe se përse qytetarët shqiptarë kanë zgjedhur rrugën e protestës për largimin e ‘Rilindjes” dhe Kryeministrit Rama.

Hetimet e FBI-së për  lidhjet e Edi Ramës me ish-drejtorin e Kundërzbulimit, pagesat dhe korruptimi i tij për të goditur opozitën janë arsye jo vetëm parimore, por mbi të gjitha kanë të bëjnë me shkatërrimin e themeleve të demokracisë , duke na rikthyer në të kaluarën komuniste. Sistemin i spiunëve të diktaturës sot është zëvendësuar me “Aktivistët e Rilindjes” dhe ai i “Patronazhistëve”  me “kalecët” 1200 lekë. Milionat e gjetura nëpër kasaforta dhe tubat e ajrimit, punonjësit e AKSHI-t të zhytur në trafikun e drogës, drejtoreshat e administratës që marrin miliona për të garantuar paratë e BE-së që jepEn për AZHBR-në dhe fermerët, vjedhja e të dhënave personale, targave, llogarive bankare, tatimeve etj.tregojnë se ky shtet i ngjan regjmeve më të urryera në historinë botërore dhe shërbimet e specializuara janë kthyer si “Gestapo” e piktorit Hitler. Ndaj  protesta ka motiv, pasi përtej varfërisë, shpopullimit dhe shitjes së Detit dhe nxjerrja e Shqipërisë në ankand, po shkatërrohet identiteti Kombëtar. Mbi 5 mijë të rinj sot do të qëndrojnë në Bulevard dhe të nesërmen, mijëra qytetarë të Tiranës do t’i ribashkohen protestës dhe qëndresës së tyre. Me çadra dhe mbështetjen e banorëve të Tiranës gjatë pasdites dhe mbrëmjes, kjo protestë do të tregojë vendosmërinë se pa u larguar ideatori i kësaj katastrofe Kombëtare që është Kryeministri Edi Rama.