Superliga/ Tirana fiton pastër me Kastriotin, Teuta me fat ndaj Dinamos

104
Sigal

U luajtën pasditen e sotme dy ndeshjet e para të javës së 12-të të Superligës, Dinamo-Teuta dhe Tirana-Kastrioti.

Në “Air Albania”, bardheblutë arritën një fitore të pastër ndaj krutanëve me rezultatin 3-0.

Taulant Seferi shënoi dy gola në pjesën e parë në minutën e 22-të dhe 45, ndërsa vulosi shifrat Ngo në të 74’.

Me këtë fitore Tirana vazhdon kryesimin me 27 pikë, 4 më shumë se Kukësi i vendit të dytë që do të luajë të enjten me Laçin.

Kastrioti mbyll renditjen me 5 pikë në 12 ndeshje të zhvilluara.

Takimi tjetër i pasdites së sotme ishte ai që u zhvillua në “Elbasan Arena” mes Dinamos dhe Teutës.

Kampionët në fuqi fituan 1-0, duke qenë me fat, pasi portieri dinamovit Edvan Bakaj në minutën e 51-të në përpjekje për të larguar topin nga zona e tij, e dërgon në rrjetë.

Me këtë autogol durrsakët marrin tri pikët dhe për trajnerin Renato Arapi është fitorja e parë.

Dinamo pëson humbjen e dytë radhazi, duke mbajtur vendin e shtatë në renditje me 13 pikë.