Bylukbashi: Reforma zgjedhore, gur themel për suksesin e çdo reforme tjetër

570
Sigal

Nënkryetari i Komisionit të Refmormës në Drejtësi
dhe deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, në një bashkëbisedim me gazetarët
deklaroi se reforma zgjedhore është në të vërtetë gur themeli për suksesin e
çdo reforme tjetër.

Sipas tij, suksesi i kësaj reforme do të bëjë të mundur që në Parlament të mos
futen kriminelë e më pas me votën e tyre të mos mbajne peng reformat e tjera të
rëndësishme.

“Reforma zgjedhore është gurthemel për suksesin e çdo reforme tjetër.
Mazhoranca deri më tani nuk ka bërë asgje veçse deklarata publike dhe asnjëherë
nuk është ulur me ne për rënë dakord ose për të bërë propozime. Suksesi i kësaj
reforme do të bëjë të mundur që në Parlament të mos futen kriminelë”, tha
Bylykbashi.

Kreu i PD-së Durrës tha se kërkesë e partisë së tij mbetet përdorimi i
teknologjive në votim, si mundësi më e mirë për të shmangur shitblerjet e
masive të votës.

“Sistemi elektronik eliminon problemet siç është shitblerja e votës. Pasi siç e
dini në Durrës pati një shitblerje masive të votës nga njerëz që prisnin të
emëroheshin pas zgjedhjeve”, deklaroi Bylykbashi.