Arrestohet gazetarja turke Sedef Kabash, shkroi një mesazh kundër qeverisë

242
Sigal

Dhuna ndaj gazetarëve po kthehet në një fenoment të përsëritur gjatë kohëve të fundit.Rasti më i fundit në Shqipëri ishte protesta e 8 janarit, ku policia hodhi gaz lotsjellës dhe ujë. Ky veprim u dënua ashpër nga Shoqatat e Gazetarëce në mbarë botën. Diplomati Mal Berisha ka vene ne dukje nje tjeter rast skandaloz.

Sot në orën 02.00, qeveria turke ka arrestuar gazetaren Sedef Kabash, vetëm pse ka thënë në televizionin turk Tele1 këto fjalë:
Ekziston një proverbë e famshme që thotë: “Një kokë me përkrenare mbretërore bëhet më e mençur” Por unë e gjej atë të pavërtetë dhe them:
“NJË BUELL NUK KTHEHET NË MBRET THJESHT PSE HYN NË PALLAT, PASI PREJ TIJ PALLATI KTHEHET NË NJË STALLË.”
Sipas një klasifikimi të Komitetit Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), Turqia e presidentit Recep Tayyip Erdogan është vendi me numrin më të madh në botë të gazetarëve të burgosur.