Bushati sulmon qeverinë: Nuk duhet të votojmë kontratë koncesionari, kur nuk kemi lekë për popullin

418
Sigal

Ish-ministri i jashtëm dhe deputeti i PS, Ditmir Bushati ka kritikuar sot në sallën e Kuvendit qeverinë dhe mazhorancën që sjellin për votim prapë kontrata të reja koncensionare.

Bushati ka bërë thirrje në Kuvend që mos votohet kontrata koncesionare për një port MBM në Porto- Romano të Durrësit.

Ai i ka bërë apel PS dhe qeverisë që duhet të ndahen nga oligarkia dhe t’u shërbejnë popullit.

Po ashtu Bushati pyet se pse kjo kontratë u fut me procedurë të përshpejtuar për 30 ditë kur qeveria s’ka pasur kohë as t’u shërbejë qytetarëve.

Bushati kujton 2013-ën kur PS premtoi se do anulonte koncesionet korruptive, por mesa duket thotë ai PS po u kthen shpinën shqiptarëve.

”Sot po kërkohet të miratohet një tender pa konkurrencë, pa ligj. Të mos e votojmë këtë kontratë. Ne jemi PS, qendër e majtë dhe nuk kemi tagër për të marrë vendime sot për 30 vite. Na duhet një strategji për detin. Në komunizëm deti ishte i pashfrytëzuar. Duhet të jetë në bashkëpronësi që gjithkush ta dijë çfarë ndodh. Kam folur shumë herë për koncensionet.

Porti i hidrokarbureve kërkohet t’i ndryshohet objekti. Ne duhet të kishim një projekt fizibiliteti. Aq më tepër kur këto fizibilitete i ofron porti i Durrësit. Nuk kemi pse ja heqim Durrësit dhe ja japim privatit.
S’kanë pse shqiptarët të paguajnë doganierin apo kontrollin. Nëse doni ta bëjë privati le ta marrë privati. Ne duhet të ndahemi me oligarkinë. Eshtë problem shqetësues në gjithë botën dhe niveli i penetrimit deri te varret.
Nuk duhet të bëhemi si PD që ditën vajton dhe natën i shkel syrin duke u vënë gjoba. Ne jemi PS, partia e progresistëve dhe demokratëve shqiptarë. Kemi thënë që do anulojmë koncesionet. Kemi thënë do i anulojmë koncensionet, Ky është momenti të mos shkojmë në kapitalizëm grabitqar, pse e keni fut këtë për 30 ditë me procedurë të përshpejtuar, sepse për 30 ditë ne s’kemi pas kohë t’ju shërbejmë qytetarëve atyre që ju kemi kthyer shpinën. Kjo bie erë oligarki dhe mafie.”– tha Bushati.