Shkrepën armët për një vajzë në Mamurras, gjykata merr vendimin për 2 të arrestuarit

270
Sigal

Gjykata e Kurbinit ka dhënë masat e sigurisë për dy nga personat e përfshirë në përplasjen me armë mesnatën e së dielës në Mamurras.

Gjyëtari Olti Skrame pranoi kërkesën e prokurorisë për shtetasit Andi Divaj dhe vendosi masën e sigurisë arrest me burg.

Ndërkohë për shtetasin Devis Lleshaj vendosi masën “arrest në shtëpi” për veprat “Vrasje me dashje e mbetur ne tentive” kryer në bashkepunim dhe “Armbajtje pa leje”.

Ndërsa për dy personat e tjerë të arrestuar Alban Skonja dhe Gentjan Diva, masa e sigurisë do të zhvillohet ditën e shtunë në spitalin e Traumes në Tiranë ku qëndrojë të shtruar për shkak se mbetën të plagosur nga përplasja me armë zjarri.