Ceremonia për kombëtaren, harta e akseve që bllokohen në Tiranë nga policia

1165
Me rastin e mbërritjes së Kombëtares së Futbollit në Tiranë, do të zhvillohet edhe një ceremoni e posaçme pritjeje në aeroportin e Rinasit. Policia e kryeqytetit bën me dije se do të ketë bllokime të disa akseve nga 15:00 – 20:00. Në një komunikatë zyrtare policia njofton për akset që do të bllokohen.
Bëhet fjalë për segmentet e mëposhtme:
-Segmenti rrugor nga Aeroporti “Nënë Tereza” – mbikalimi i “Qafës së Kasharit” – Autostrada “Durrës-Tiranë” – mbikalimi i Kamzës – Sheshi “Shqipona” – Rruga “Dritan Hoxha” – Sheshi “Karl Topia” – Rruga e “Durrësit” – Sheshi “Skënderbej” – Bashkia e Tiranës
-Segmenti rrugor nga Bashkia e Tiranës – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me Bulevardin “Bajram Curri” – Bulevardi “Bajram Curri” – Bulevardi “Bajram Curri” në kryqëzim me Rrugën Bardhyl dhe Bulevardin “Zhan Dark” – Bulevardi “Zhan Dark” – Ministri e Jashtme.
-Segmenti nga bulevardi Ministria e Jashtme – Bulevardin “Zhan Dark” – kryqëzimi i Bulevardit “Zhan Dark” me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – Kryeministri
-Segmenti rrugor nga Kryeministria – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – Sheshi “Nënë Tereza”
“Drejtoria vendore e Policisë Tiranë, kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe gjithë përdoruesve të rrugës, të shmangin kalimin në segmentet e përcaktuara si dhe fton gjithë qytetarët të bëhen pjesë e këtij festimi”, thuhet në njoftim.
Sigal