Arrestohet shqiptari që shfrytëzoi për prostitucion rumunen minorene

474
Policia italiane në Napoli, ka arrestuar sot një shtetas shqiptar, të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni. I arrestuari është shtetasi Asim Koleci, 29 vjeç. Ky shtetas është shpallur në kërkim prej muajit maj të vitit 2015, nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit edhe ndaj një minoreneje. Akuza ndaj tij ka të bëjë me faktet e shtatorit të vitit 2013 kur në qytetin e Kazertas, Asim Koleci ka shfrytëzuar me qëllim prostitucioni një shtetase rumune 16-vjeçare. Mbi shqiptarin rëndojnë akuza për shfrytëzim prostitucioni edhe ndaj një shtetase shqiptare e një shtetase tjetër rumune. Në periudhën kohore 2009-2011 Asim Koleci i ka marrë shtetases rumune rreth 100 mijë euro, para të përfituara nga prostitucioni. Hetimet kanë verifikuar se ndaj shqiptarit Koleci rëndon dhe një akuzë për grabitje e lëshuar nga Prokuroria e Avellinos më vitin 2012.
Sigal