“Burgoset” liria e medias/ SPAK nis pengmarrjen e medias së lirë me presione,i kërkon gazetarit të zbulojë burimet e lajmeve për dosjen e krimit

Një ngjarje e paprecedentë solli reagimet e mediave në Shqipëri kur një gazetar i RTV Ora News, Enton Qyno u mbajt për disa orë në mjediset e SPAK. Rreth orës 11:00 gazetari u thirr nga  prokurori Behar Dibra, duke i kërkuar burimin e informacionit për lajmet që ka publikuar nga dosja e Nuredin Dumanit. Gazetari qëndroi deri në orën 17:00 në mjediset e SPAK. Por pak më vonë SPAK ushtroi kontroll në banesën e tij, në sy të fëmijëve dhe në orët e mbrëmjes ata u shfaqën edhe në mjediset e televizionit OraNews ku kntrolluan kompjuterat e gazetarëve. Ngjarja solli reagimin e shumë gazetarëve në vend që dënuan ngjarjen pasi parimi i gazetarisë është garantimit të burimit. Edhe politika e dënoi ngjarjen e rëndë. “Stop terrorit nga Skapi i Partisë ndaj gazetarit të njohur Elton Qyno” shkruajti kreu i opozitës Berisha. Kreu i FRPD Besard Xhaferi e dënoi ngjarjen e rëndë. “Në një kohë kur Arben Ahmetaj vijon të jetë në arrati, bosët e krimit dhe baronët e korrupsionit po amnistohen, SPAK merr peng një gazetar që mbulon zhvillimet e kronikës në Ora News. Gazetari Flamur Veizaj e konsideroi të turpshme ngjarjen. Në një reagim ai tha: “Është e turpshme se si mund të ndalosh apo mbash për orë të tëra një gazetar duke i kërkuar burimin e informacionit apo telefonat”. Gazetarja Anila Hoxha, Klodian Tomorri e shumë zëra të fortë reaguan në mbështeteje të gazetarit. Kreu i unionit të gazetarëve, Aleksandër Çipa në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisonin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News foli për mbajtjen prej 10 orësh në SPAK të gazetarit “Ne gjithmonë në mënyrën më natyrale jemi në të drejtën e gazetarit.” – tha ai.

NOA