Dr. Ardian Elezi: Gara për kreun e PD-së, një histori persekutimi që po përsëritet

846
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

“Mos vrisni babën”

Në garën e hapur për kryetar të PD-së, kanë shfaqur interesin dhe vullnetin e tyre për të, shumë persona, mes tyre z.Ibsen Isa Elezi, por profilin politik të tij shumë pak e njohin.

Pretendimet e ngritura ku së paku të bëra gjysëm publike janë thjesht një alibi dhe spekullim i qëllimtë ku në mungesë të një analize si dhe  për të jutisfikuar  rezultatin e zgjedhjeve, adresojnë dhe denigrojnë figura dhe kandidatura metonjëse në garën  për kreun e PD-së. Ato jane te qellimta dhe denigruese të  bëra për të penguar në të drejtën statutore, morale, politike dhe kushtetuese për tu zgjedhur një pretendent dinjitoz i së djathtës shqiptare, për të goditur në asht të vet, përfaqësues shtresen e ish të përndjekurve poitik etj.

Nisur nga këto zhvillime, të një historie që po përsëritet me ndalime dhe kufizime, si i njohur, i afërm, familjar i tij në mënyre të pa autorizuar po përcjell profilin e tij dhe mendimin e qëndrimin tim.

Ibsen Elezi

1- Ndër të gjitha kandidaturat për kreun e PD-së është i vetmi, që është lindur dhe rritur në internim. Vjen nga një familje desidentësh politik, që kanë apeluar dhe kërkuar rrëzimin e sistemit komunist.

Siç ka përshkruar dhe cituar babai im Daut Elezi, në librin e tij “Historia dhe gjeneza e Elezëve, e fisit mes dy Drinave Kukës”,  vet emri i tij, Ibsen Elezi, një emër i ndaluar dhe herazi  për kohën e komunizmit, xhaxhai im Isa Rexhep Elezi, e shenjtëroj dhe i është vënë, në nder të dramaturgut norvegjez Ibsen, për vepren e tij të “Armikut të Popullit”, siç ishte familja jonë e internuar, e shpallur kulak, armiq të përbetuar të sistemit, kjo për të dëshmuar dhe disidencën tonë familjare ndaj regjimit. Ne nuk ishim thjesht të persekutuar politik, por ishim tërësisht të damkosur armiq e kundërshtar të komunizmit. Na thonin që jemi të dënuar perjetësisht dhe ju vrasim dhe pushtetin nuk ua dorëzojmë.

2- Ishte ndër nxënësit më të talentuar dhe të shkëlqyer, që ka nxjerrë Kukësi përgjatë gjithë plejadave, i shënjuar që në rini, si kundërshtar i regjimit dhe padrejtësive, kërkues i së drejtës të vet në përplasje me to.

U shpall fitues i olimpiadës së matematikës në rrethin e Kukësit. Por, strukturat e partisë dhe pushtetit nuk e linin të kandidonte e garonte për më tej në nivel kombëtar. Xhaxhai im Isa Elezi e merr dhe e dërgon vetë atë në Tiranë duke iu kerkuar përfaqësuesve dhe organizatorëve t’i japin mundësi për të kandiduar dhe garuar. Merr çmim kombëtar në olimpiadën e matematikës, duke na nderuar gjithë ne si familje, dhe mbarë Kukësin.

3-Është nismëtar dhe shtëpi themeluese e PD-së që në dhjetor 1990 dhe në vijimësi përgjatë gjithë këtre tre dekadave, si individ dhe familje, fisin e madh antikomunist të Elezëve të Kukësit.

Pa hyrë në historinë e hershme familjare, por në atë të vonë, xhaxhai ynë Raif Elezi ka pasur akuzën për kryengritje të armatosur e ngelur në tentativë, për marrjen e institucioneve të shtetit, dhe për  apeluar popullin për çlirimin e vendit nga komunizimi.

Isa Elezi, martir i Demokracisë, është nismëtar e themelues i PD-së, së Kukësit, inspirues i ndryshimeve demokratike në Kukës, dhe që më pas frymezoi gjithë trevat e Lumës, Hasit etj. Si dëshmitar dhe protoganist episodik i atyre ngjarjeve të papërsëritshme kam rrëfyer në vet të parë ato episode të jetës sime e ngjarjeve të kohës, ku Isa Elezi, pasi kishim vendosur njoftimin e shpalljes se, u përball për t’i goditur me përfaqësuesit e lartë të pushtetit të partisë, ato ekzekutive, duke mos lejuar që të grisnin lajmërimin e themelimit të PD-së.

Kukësi

Në përballje me drejtues të policise e strukturave të sigurimit në Kukës, të indroktinuar e fanatik të atij sistemi, të cilët deklaronin se shtëpia jonë e Elezëve është ngritur për të rrëzuar Enver Hoxhën, ai i sfidoi duke thënë se tani e keni marrë vesh, ne kemi kohë që e kemi kërkuar rrëzimin e tij.

Ka një kontribut historik dhe empirik të vetin dhe si familje përgjatë gjithë 30 viteve me PD-në, si nismëtar, themelues, protoganist ngjarjes dhe episodesh, që nga dhjetori 1990, ngjarjet e janarit 1991, ku e ndalojnë dhe shoqërojnë në policinë e Kukësit, e deri në vijim përgjatë jetës studentore, dhe si drejtues partie në Kukës, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, drejtues i mirëvlerësuar i qarkut Kukës, me një performancë politike dhe publike të respektuar dhe nderuar.

Siç ka cituar im atë në librin e tij, ai është intelektual dhe përfaqësues i denjë e personalitet i shquar i  Kukësit, i pakorruptueshëm,  që gëzon mbështetjen tonë si familje, fis dhe më gjërë.

Si i tillë, kandidatura e tij për kreun e PD-së është mëse legjitime, mëse e moralshme dhe me nder me politikanët dhe perfaqësuesit, ku e shohin veten qoftë për nismëtarët e themelimit të PD-së, 1990 e vijim, intelektualët, militantët empirik e qëndrestar, patriotët adhetar e kombëtar dhe ish të përndjekurit politik. Ai është një kopje e zbehtë e qëndrestarëve dhe të pamposhturve e desidentëve antikomunist, që u ngritën, kundërshtuan rrëzimin e regjimit. Në respekt të traditës së vet patriotike, të hershme dhe vonë. Ai është vazhdues i denjë i tyre dhe gjithë sjellja e retorika e vet politike është në mbrotje të demokracisë, vlerave të saj, çështjes kombëtare. Ai e ka gjithë staturën dhe kredencialet e duhura për këtë përfaqësim, duke besuar në projektin konkurues, konceptin dhe në të vërtetat e idealet e tij.

Përgjatë gjithë kësaj fushate elektorale motoja ime dhe e familjes, fisit tonë me zë e figurë publike është shfaqur në çdo takim, vend dhe gjeografi elektorale. Ishte fitore e PD-së me Lulzim Bashën Kryeministër, si dhe kandidaturave përfaqësuese sipas nivelit të preferimit të listës garuese bazuar në meritën e vlerat e tyre e sidomos origjinës të të ngjashmëve si ne. Kryesimi i disa qarqeve me bij e pinjoll të familjeve të ish të përndjekurve politik bëri të hesht shumë kënd  këtë rradhe.

Goditja dhe mos kualifikimi i tij për kreun e PD-së është goditje ndaj gjithë këtyre kategorive shoqërore që përbëjnë shtyllën identitare të PD-së, nismetarëve, ish të burgosurve dhe përndjekurve politik. Është akt  vetvrasës për Partinë Demokratikë mbartëse e përfaqësuese e vlerave të konservatorizmit, qëndres e së djathtë, që besojnë te individi, vlerat dhe konkurrenca e ndershme.

Anëtar të Kryesisë, në mungesë të argumentave bindës, me alibi të ngritura, spekulluese dhe abuzuese, përmes një vendimi, si gjyqsor, të formës së prerë, si titull ekzekutiv, japin verditiktin e tyre duke mohuar të drejtën për të kandiduar, e shpalosur idetë e tij për demokratizimin e PD-së, forcimin e konsolidimin e saj, si nje projekt fitues ndaj së majtës.

Ndjej keqardhje për këtë sjellje të instrumentalizuar të tyre, ku në memorjen time politike të kontributit prej tre dekadash, nëpër sytë tanë kanë ardhur dhe katapultuar pa asnjë kontribut dhe ‘background’ politik, intelektual, kanë bërë përfaqësues politik, deputet etj, etj. Nuk e kuptoj që artikulohen dhe japin mendim dhe qëndrim anëtar të caktuar të kryesisë sot, ku më parë në kohë ishin kundërshtar të PD-së dhe familjarët e tyre nuk linin gjë pa sharë, fyer, denigruar PD-në dhe liderin historik Sali Berishën. Sot janë anëtar kryesie dhe përfaqësues në parlament. Të tjerë në sinkron me to e kanë kundërshtuar kandidaturën në fjalë, të nxitur dhe orientuar paraprakisht, si dhe, apo për interesa të tyre të vogla, ekonomike e financiare, e konveniencës e mbajtjes peng të përfaqësimit politik, për të kaluar në një garë farse të paracaktuar. Ndjej keqardhje edhe për emrat që nuk bëzajnë, përfaqësues të së djathtës tradicionale, ku historia është përsëritur me ikjen dhe  kthimet e tyre njëherë mbi to, sikundër pa dashur të paragjykoj edhe ndonjë kandidati, të cili i dalin shfaqur papritur, interesa dhe skenar të caktuar. Përtej e mbi të gjitha nuk ka të drejtë kush dhe në emër të askujt që të cënojë e kufizojë të drejtën absolute për të garuar, për të zgjedhur dhe t’u zgjedhur.

Gjithë kjo, më la një shije të hidhur, ka fyer dinjitetin njerëzor e politik, ku PD-ja dhe demokratët e vërtetët, mbartëse e vlerave konservatore të deklaruara të djathta nuk duhet të lejojnë të përsëritet historia e persekutimit, aktit vrastar ndaj nismetarëve, themeluesve, intelektualëve dhe disidentëve antikomunist.