Ditën e sotme, kandidatja për deputete e LSI, Brisida Shehaj, ka bërë deklaratë për mediat, nga Drejtoria e Policisë në Tiranë, ku tha se LSI ka qenë, është dhe do të mbetet gjithmonë kundër blerjes së votës dhe me një mesazh, që ata nuk mund të bëhen pis nga Rilindja.
Deklarata e plotë e Brisida Shehaj:
Jemi këtu për të bërë një komunikim nga Drejtoria e Policisë së Tiranës. Rreth 30 minuta më parë në zyrat tona të selisë qendrore është paraqitur Edison Babo. Djali është një ndër personat që shfaqet në video montazhin e shëmtuar, i cili është bërë publik sot nëpërmjet televizionit Top Channel. Ai sigurisht kishte shumë gjëra për të sqaruar, por ne si njerëz zyrtarë nuk mund të pranonim që ky sqarim të bëhej në zyrat tona, por do i drejtohemi pak minuta më vonë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ku ai do japi dhe shpjegimet e tij, ai përfaqësohet nga avokati i tij. Ne jemi të gatshëm që kjo ngjarje të sqarohet sa më shpejt të jetë e mundur. LSI ka qenë, është dhe do të mbetet gjithmonë kundër blerjes së votës dhe me një mesazh për të gjithë socialistët, që ata nuk mund të bëhen pis nga Rilindja. Etioni vazhdon të jetë në terren, Etioni vazhdon të jetë në fushatë, nesër që është heshtja zgjedhore dhe ai do ketë diçka për të thënë. Për më tepër dua që Edisoni të flasë vetë.
Edison Babo: Përshëndetje, unë jam Edison Babo, shkodran. Jetoj në Tiranë. I jam bashkuar kauzës së Lëvizjes Socialiste për Integrim, nga ana e rinisë. Jam përmendur në një video, nuk them që nuk jam unë, sepse jam unë. Ai është një montim. Personi në fjalë që ka bërë videon është djali i xhajës i imi. Këta kanë arrit deri në atë pikë sa ne të na fusin edhe përçarje brenda shtëpisë. Ai është i shantazhuar, me pëlqim apo pa pëlqim unë nuk mund të jap asnjë lloj të drejte, sepse nuk flas dot. Ajo video, ai është një mashtrues shumë i madh, i cili i ka përdorur lekët e dhëna nga Etioni, në momentin që ai ka ardhur duke mu drejtuar mua personalisht, duke më kërkuar 20-30 mijë lekë borxh dhe unë i jam drejtuar po më të njëjtat fjalë që nuk kam për vete, sepse unë jam papunë, i jam bashkuar kauzës për një ndryshim për mirë. E kam afruar afër vetes, duke e ditur se djalë xhaje, vëlla, gjaku im e kam paraqitur para vetes. Ai ka pasur një telefon më përpara, kohët e fundit kishte dy telefona. Unë e kam pyetur, pse këto dy telefona. Dhe më ka thënë është i një mikut tim dhe e kam marrë për ta rregulluar. Ka ardhur edhe njëherë më përpara. Videot janë të prera, janë sipas interesit të tij. Aty në mesazh ndoshta përdoren pak batuta, pak shaka, nuk ka asgjë konkrete, përveç dhënies që i ka dhënë Etioni në ndihmesë personale. Unë jam djali i xhajës së tij dhe unë jam i përfshirë. Më afër kam atë se kam Etionin. Ai ka kërkuar lekët për të ngrënë bukë, ai ka ardhur duke u ankuar 2-3 ditë rresht për ndihmesë personale, duke u ankuar që unë nuk kam as me çfarë të vij. Dhe ne për ta mbajtur afër, Etioni në bamirësi e sipër, jo për blerje votash, nuk kam pse i dal zot as Etionit as asnjërit, jo për blerje votash, sepse 80-90 vota nuk bëjnë 100 dollarë. Dhe ja ka dhënë duke mos pasur të tjera të kthyera dhe vetë djali i xhaxhait tim është aty duke e falënderuar me zemër për lekët, jo për njerëzit. Nuk e di sesi i ka përfunduar puna atij se të arrish të vish në shtëpinë time të më bëjë video, pra janë tre video të ndryshme në kohën e ndryshme, në momente të ndryshme. Mua më ka ardhur në shtëpi duke mu ankuar dhe duke më qarë hallet se ne jemi të dy kryefamiljarë, jemi të dy me halle. I jap bashkuar kauzës së LSI me dëshirën time. Se mua më pëlqen si parti, kam gjetur një djalë të mirë si Etioni, nuk kam parë dhe nuk kam dëgjuar kurrë në jetën time as blerje, as shitje votash. Ky është rasti i parë që unë shfaqem në një video sepse nuk kam as takatin për të blerë vota, as nuk kam takatin për të bërë fushatë. Unë jam bashkuar si gjithë të tjerët por jo që të përzihem me vota. Dhe si Etioni dhe si çdo njeri që më ka njohur këtë muaj, nuk ka dhënë lekë për vota. Ai njeri aty brenda që ka bërë këtë video, nuk po e them 100% të sigurt por mendoj se është dhe i shantazhuar. Unë jam drejtuar te LSI për të ardhur direkt të policia, nuk kam pse fshihem, nuk kam bërë asgjë. Videot të dalin të plota, unë kërkoj ballafaqim me atë, se pse mi ka kërkuar lekët. Ka ardhur te shtëpia, më ka thënë do vij për drekë sepse ndodhem shumë keq me ekonomi. Jam çuar kam bërë drekën, unë e kam kap filmin se në një moment të caktuar kur ne po bëheshim gati për të ngrënë drekë ai më tha nuk mi kanë dhënë leje te puna dhe më duhet të shkoj dhe iku direkt. Unë i kërkova dhe ndjesë i thashë nuk e kuptoj a të ngeli hatri në ndonjë vend që po ikën në këtë mënyrë. Kjo është e vërteta. Unë e thashë e kam djalin e xhaxhait tim, nuk e kam të lehtë të flas. Nuk kam as pse ta mbroj as për parti, as për asnjë, unë jam i drejtpërdrejt sepse kjo punë nuk ka as fillim as fund.
Brisida Shehaj: Ne do vazhdojmë t’i bëjmë thirrje drejtësisë ta zbardhë këtë ngjarje dhe çdo ngjarje tjetër dhe mos ti fshihet asnjë subjekti, asnjë kërcënimi dhe as Rilindjes.





















