Ditën e sotme, kandidati për deputet i LSI në Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi ka zhvilluar sot takime përmbyllëse të fushatës elektorale në qytetin e Beratit, nga ku tha se entusiazmi i papërshkrueshëm, dëshira e madhe, do ta çojë Opozitën e Bashkuar drejt fitores spektakolare e të garantuar në zgjedhjet e 25 prillit.
“Berati mbylli sot fushatën elektorale me takime ku populli vërshoi lum drejt ndryshimit të madh. Faleminderit dhe mirënjohje të gjithëve në çdo cep të Qarkut Berat që të Dielën voton LSI-në dhe Opozitën e Bashkuar.”,- shprehet Maliqi në një postim të tijin të shpërndarë në rrjetet sociale.
Postimi i tij i plotë:
Entuziazem i papershkrueshem, deshire e madhe, shprese e zjarrte, besim i palekundur, drejt fitores spektakolare e te garantuar te 25 Prillit. Berati mbylli sot fushaten elektorale me takime ku populli vershoi lume drejt ndryshimit te madh. Faleminderit dhe mirenjohje te gjitheve ne çdo cep te qarkut Berat qe te Dielen voton LSI-ne dhe Opoziten e Bashkuar. Takohemi te Dielen ne kutine e votimit dhe te ndryshimit. Edhe pak ore na ndajne nga dita e madhe dhe me diell e shqiptareve. Votoni nr 6 LSI dhe nr 7 Lefter Maliqin. Vota eshte juaja, pergjegjesia e jona. Zgjidhni me zemer dhe mendje!






















