Brataj: 80% e të infektuarve nuk e dinë se janë të infektuar

486
Sigal

Rreth 80% e të infektuarve nuk e dinë se janë të infektuar, mendojnë se po kalojnë gripin.

Të paktën kështu është shprehur drejtori i Urgjencës Mjekësore Kombëtare, Skënder Brataj, i cili ishte I ftuar në studion e lajmeve në Ora News.

Brataj tha se kufiri është filtri i parë për të zbuluar të infektuarit, por, sipas tij, deri më tani nuk ka raste të zbuluara në kufi në asnjë vend të botës.

Brataj: 80% i të infektuarve nuk e dinë se janë të infektuar, mendojnë se po kalojnë gripin. Kufiri është filtri i parë.  Njerëzit e ndjejnë vetë frikën. Ai që ka qenë në një zonë të infektuar, duhet të autoizolohesh për një periudhë 14-ditore. Rasti na tregoi se në ditën e 9-të iu shfaqën simptomat. Nuk janë identifikuar raste në kufi si i prekur në asnjë vend të botës. Në kufi nuk i kap të gjithë pasi mund t’i shfaqësh shenjat dhe simptomat menjëherë. Derisa ishte në Kinë, ky problem ishte disi më i largët, por u rrit rreziku me shpërthimin e rasteve në Itali duke qenë se është afër dhe kemi shkëmbime.

Brataj foli edhe për dy të prekurit e parë në Shqipëri, duke shpjeguar procedurat dhe masat që janë marrë në raport me ta.

Brataj: Në momentin që u shfaqën shenjat, dërguam tamponin dhe pasi rezultuan pozitive, i morëm me ambulancë. Djali ka pasur dhimbje fyti, diarre dhe temperatura. Babai ka pasur shenja më të ulëta. Djali ishte burimi. Në momentet që flasim gjendja e tyre është e avancuar. Po monitorohet gjendja e tyre, ndërsa po monitorohet edhe familjarët e tyre. Është bërë gjurmimi i 24 personave që kanë pasur kontakt këta dy persona.