Paraqiten në QSUT tre fqinjët nga Skrapari, me temperaturë e bllokim në frymëmarrje, dyshime për Koronavirus

463
Sigal

Tre persona janë paraqitur në QSUT në kryeqytet me temperaturë të lartë dhe bllokim në rrugët e frymëmarrjes, simptoma këto të ngjashme me koronavirusin.

Raportohet se një nga pacientët me këto simptoma është një 22-vjeçare e cila kishte vetëm pak ditë që ishte rikthyer nga Italia. Ndërkohë dy pacientët e tjerë janë të moshës 45 vjeç dhe 47 vjeç bashkëshortë me njëri-tjetrin dhe fqinj të vajzës e cila kishte ardhur nga Italia.

NOA

Përveç tre rasteve të nisura nga Skrapari drejt QSUT-së mesditën e sotme, një tjetër rast me simptoma të njëjta është nisur në QSUT nga Spitali Rajonal i Beratit.

Për sa u përket tre pacientëve që ishin fqinj me njëri-tjetrin dhe nga spitali i Skraparit  janë nisur mesditën e sotme për në Tiranë.

Thuhet se pacientët kanë ndenjur disa ditë në këtë spital ndërsa mesditën e sotme janë nisur drejt QSUT.

Ndërkohë lajmi për pacientin e katërt nga Berati konfirmohet nga drejtoresha e Spitalit të Beratit, Edlira Shkëmbi,e cila ka pohuar se rasti me temperaturë të lartë dhe vështirësi në rrugët e frymëmarrjes ishte nga Skrapari dhe pasi u mbajt disa orë në Spitalin e Beratit ku u trajtua dhe ju morën kampionet e analizave dhe më pas u dërgua me ambulancë në Tiranë.

Kujtojmë se në vendin tonë janë konfirmuar në rrugë zyrtare dy raste të prekur nga koronavirusi, babë e birë të cilët ishin kthyer nga Italia.