Ja kush është i riu që u vra sonte në Elbasan

447
Sigal

Është zbuluar identiteti i personit që humbi jetën mbrëmjen e sotme në Elbasan. Ai është Regis Runaj, ndërkohë që policia vazhdon për kapjen e autorëve.

Elbasan/ Informacion paraprak

Rreth orës  22:10, në lagjen  “Emin Matraxhiu”, Elbasan,  në rretha ende të paqarta në një rrugicë të kësaj lagjeje  është gjetur  shtetasi R.R., 23 vjeç  i plagosur me mjet të mprehtë ( thikë),  i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe aktualisht  vijon krehja e zon?s për kapjen e autorit/ëve

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke punuar  për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes  me qëllim  idetifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.