Policia e Elbasanit ka dale me informacionin e pare zyrtar per ngjarjen e rende qe ndodhi ne oret e para te mengjesit te sotem ne kete qytet. Pas nje sherri, mbeti i vrare, dyshohet me goditje shishesh dhe sendesh te tjera te forta shtetasi F.L, rreth 40-vjec.
Sipas policise, “në gjendje të dehur janë konfliktuar duke u dëmtuar me njëri-tjetrin me shishe dhe sende të forta shtetasit A.H., 42 vjeç, S.S., 34 vjeç, dhe F.L., rreth 40 vjeç, banues në Elbasan”.
NJOFTIMI
Në orët të para të mëngjesit, në lagjen ” Luigj Gurakuqi”, Elbasan , në gjendje të dehur janë konfliktuar duke u dëmtuar me njëri-tjetrin me shishe dhe sende të forta shtetasit A.H., 42 vjeç, S.S., 34 vjeç, dhe F.L., rreth 40 vjeç, banues në Elbasan.
Shtetasi F.L., si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Ndërsa dy shtetasit e tjerë të perfshirë në këtë konflikt kanë marrë plagë të lehta dhe janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Grupi hetimor vijon punën pēr zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.