Vonesat e pagave/ Dhjetëra punëtorë në protestë në portin e Shëngjinit

144
Sigal

Dhjetëra punëtorë të portit të Shëngjinit u hodhën në protestë këtë të mërkurë. Vonesat e pagave dhe përjashtimi nga shpërblimi në kuadër të paketës antiinflacion të qeverisë, ishin dy nga arsyet e mëdha.

Punëtorët e portit denoncojnë edhe faktin e punësimeve fiktive në këtë institucion, çka sipas tyre po e çojnë drejt falimentit.

Nga ana tjetër, drejtori i portit Sandër Marashi pranon faktin se ky institucion ka probleme financiare, duke theksuar se ata janë  shoqëri aksionere dhe nuk përfitojnë shpërblim nga buxheti i shtetit.