Firmës “Kurum” t’i sekuestrohen urgjent 4 HEC-et dhe 3.9 miliardë lekë gjoba e fonde të falura në vitin 2014

580
Nëse në Shqipëri ka pasur një simbol të“krimit ekonomik-financiar shtetëror” dhe biznes “model” dështimi, korrupsioni, evazioni fiskal, pune në të zezë, ky simbol është marrëdhënia me firmën “Kurum” dhe aktiviteti i kësaj firme në Shqipëri e cila ka si tregues “blozën” e krimit të ekonomik-financiar dhe i helmimit të jetës e shëndetit të mbi 450 mijë banorëve dhe të mjedisit në Elbasan e më gjerë!nëse ka një projekt, mos më saktë nëse shteti shqiptar e ka seriozisht dekrminalizimin, kjo së pari duhet bërë në fushën ekonomike, financiare, në pasuritë kombëtare që janë bërë pasuri të shitura e të blera, të rrëmbyera me praktika krimi shtetëror, krimi rruge, krimi gjyqësor, krimi hipotekor, krimi arkivor e shkresor të administratës publike. me këto lloj krimesh u fut, u pranua, u “ngul”, në bashkëveprim me mafien shqiptare zhvati e shkriu si skrap uzinat e fabrikat shqiptare, bleu për “1 copë bukë” pasuri shqiptare strategjike në metalurgji, porte, banka e energji dhe krejt lirshëm sundoi në Shqipëri “sulltanati” me emrin “Kurum”. Nisur prej dosjes së “zezë të krimit ekonomik-financiar” të firmës “Kurum”, në përgjigjej të shumë denoncimeve të ardhura në redaksi edhe nga punonjës të saj, vendosëm t’i rikthehemi apelit ndaj shtetit, për të sekuestruar pasuritë dhe financat kombëtare shqiptare që ka gllabëruar “Kurum” dhe grupet mafioze që i kanë shërbyer kësaj kompania “blozë”! 
Shteti të anulojë shitjen e 4 HEC-ve me çmim sa “1 copë bukë” në favor të “Kurum”
Privatizimi nga “Kurum” i 4 hidrocentraleve Ulëz, Shkopet, Bistrica 1 dhe Bistrica 2, duhet anuluar e ndëshkuar urgjentisht. Asnjëherë nuk është vonë, për të ndëshkuar një krim me pasoja kombëtare. Privatizimi i këtyre hidrocentraleve nuk është një operacion politiko-financiar i dobishëm për buxhetin e shtetit, për ekonominë e vendit dhe për të gjithë shqiptarët. Pa këto hidrocentrale prodhimi publik i energjisë elektrike në vend është zvogëluar me 500 milionë kwh në vit. KESH sha, çdo vit importon ose blen nga prodhuesit privatë (të energjisë elektrike) një sasi energjie elektrike 1.5 deri në 2.5 miliardë kwh në vit. Me shitjen/privatizimin e këtyre hidrocentraleve kjo sasi do të rritet edhe rreth me 0.5 miliardë kwh në vit ose 1.2 deri në 1.33 herë më shumë ndaj sasisë së energjisë elektrike që blihet/importohet pa kryer këtë privatizim. Në kushtet kur prej vitesh Sistemi Elektrik Shqiptar është mbërthyer nga një krizë financiare (e cila do të vazhdojë gjatë!), burimet financiare për të përballuar këtë blerje/import të energjisë elektrike janë përballuar nga Buxheti i Shtetit, siç ka ndodhur edhe në vitin 2012. Për të blerë këtë energji elektrike shtesë, buxheti i shtetit do të paguaj më shumë 30 milionë euro çdo vit, duke filluar që nga viti 2013 dhe do të ndodh kështu, për shumë vite të tjerë. Qeveria arkëtoi 110 milionë euro nga privatizimi i këtyre hidrocentraleve dhe në rastin më të mirë për 44 muaj do ta nxjerr/paguaj këtë shumë eurosh prej Buxhetit të Shtetit. Buxheti i shtetit dhe shqiptarët, po paguajnë një humbje prej 30 milionë euro vit për vit, vetëm e vetëm, sepse firmës mafioze “Kurum”, iu shitën (iu falën) këta katër hidrocentrale. 
Shteti i t’i sekuestrojë firmës “Kurum” 840 milionë lekë gjoba të falura klientelisht në vitin 2014
Kompania “Kurum” është gjobitur dy herë nga Inspektorati Qendror Teknik (IQT) për aktivitet shkrirës e përpunues të hidrokarbureve pa certifikatë prodhimi, pa asnjë të dhënë, dhe sipas verifikimeve në shkelje të plotë të parametrave teknik e mjedisorë. Është gjobitur edhe nga Ministria e Mjedisit, nga Drejtoria e Tatim-Taksave dhe doganave. Por çuditërisht nuk ka paguar asnjë gjobë. Madje edhe “gjysmë” gjobe që iu rrëmbye nga Drejtoria e Doganave në Elbasan, kompania “Kurum”, me “avokatinë” klienteliste të “duarve të pista” të shtetit shqiptar e çoi çështjen për ta rrëzuar në Gjykatën e Lartë, për ta finalizuar në favor të firmës “Kurum”, çështje e cila ka numrin Nr. 31003-01003-00-2009 të Regjistrit Themeltar, me Nr. 00-2014-485 të Vendimit (48), zhvilluar në seancën gjyqësore të datës 28.01.2014. Është një gjyq, që “Kurum” e ka hapur me “bekimin” e mbrojtësve të tij brenda “kullës” së shtetit shqiptar, për të mos paguar gjobën e vendosur nga Dega e Doganës Elbasan, në datën 10 tetor 2013, për shkelje të konstatuara gjatë kontrollit të magazinës doganore të kompanisë “Kurum Internacional”, për fshehje të produktit hekur e çelik, duke e gjobitur në vlerën 66 milionë, 694 mijë e 408 lekë detyrim doganor të munguar (fshehur) si dhe 259 milionë, 653 mijë e 856 lekë penalitete ligjore, për abuzimin e bërë si ndëshkim tatimor, ose gjithsej me 326 milionë, 348 mijë e 264 lekë gjobë, baras me 2.3 milionë euro. Ka edhe gjoba në vlera të mëdha, të cilat “Kurum” nuk i ka paguar e madje i janë falur prej shtetit. Gazeta “Telegraf”, po publikon disa nga 84 gjobat që ka pa shlyer “Kurum”, 72 prej të cilave nuk i ka paguar, duke mos iu kërkuar nga shteti shqiptar, ose duke iu falur. Po flasim konkretisht. “Kurum” është gjobitur nga Inspektorati Qendror Teknik (IQT) me 7 milionë lekë në datën 2 prill 2014, me nr. gjobe 118, mbasi ushtron aktivitet pa certifikatë prodhimi për të dhënat e pikës së flakërimit në shkrirje, për të dhënat e përqindjes së squfurit, për pikën e flakërimit minimal për përqindjen maksimale të përqindjes së squfurit, për mos matje të tyre për shkak të mungesës së aparateve matës teknologjik. Po në datën 20 gusht 2014, me gjobë nr. 5616 “Kurum” është gjobitur përsëri nga Inspektorati Qendror Teknik (IQT) në vlerën 100 milionë e 66 mijë lekë, për të njëjtat shkaqe si në gjobën e datës 2 prill 2014. por nuk i ka paguar këto gjoba, duke iu zhdukur edhe “”letrat”nga Inspektorati Qendror Teknik (IQT)! Vazhdojmë më tej, me skandalin, që shtetit i ka falur kompanisë “Kurum” gjoba ne vlera gjigande me shkresa zyrtare, madje për krime financiare që ka bërë me detyrimet fiskale ndaj shtetit, duke falsifikuar faturat e prodhimit, importit, eksportit, shitjes dhe furnizimit me lëndë të parë skrap. Po flasim konkretisht. Në listën zyrtare të subjekteve të gjobitur nga shteti, të cilët nuk kanë shlyer gjobat është futur edhe “Kurum”, duke e përfshirë në Ligjin Nr. 39/2014, miratuar në Parlamentin Shqiptar, në datën 17. 04. 2014. Sipas kësaj amnistie, që padrejtësisht e me klientelizëm bosësh të shtetit ka përfituar edhe “Kurum”, kësaj kompanie i janë falur 3 gjoba, konkretisht në vlerat 350 milionë, 590 mijë e 776 lekë të vjetra, 330 milionë, 883 mijë e 663 mijë lekë të vjetra, 30 milionë, 385 mijë e 979 lekë të vjetra. Shuma totale e gjobave të falur shkon në 838 milionë lekë! Sa për saktësim gjobat, që “Kurum” është ndëshkuar se ka mashtruar me fatura false shtetin shqiptar në tatime, dogana, rimbursim TVSH-je! Po bëjmë një krahasim: Me 838 milion lekë gjoba, të vjedhura nga arka e shtetit shqiptar prej “Kurum” dhe që shteti ia fali preferencialisht kompanisë “Kurum”, ndërtoheshin 43 banesa sociale, 2 spitale rajonale, ose 4 shkolla! 
Vijon
Sigal