8 ushtarakë të grushtit të shtetit zbarkojnë në Greqi

492
Një helikopter i ushtrisë turke me 8 persona ka zbarkuar në qytetin verior Alexandroupolis të Greqisë. Ushtarakët janë pjesë e grupit që tentoi grushtin e shtetit. AFP informon se ata kanë kërkuar azil politik në Greqi, por ndërkohë Turqia pritet t’i kërkojë Greqisë ekstradimin e tyre. Më shumë se 2800 anëtarë të forcave të armatosura janë arrestuar si të përfshirë në tentativën për grusht shteti. Deri më tani raportohet për rreth 200 të vdekur dhe mbi 1 mijë të plagosur.
Sigal