Kryemadhi takim me banorët e Tiranës: Ta kthejmë Shqipërinë në shtëpinë e të gjithë shqiptarëve

429
Sigal

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është takuar me banorë të Tiranës duke dëgjuar shqetësimet e tyre.

Me anë të një postimi në Facebook, Kryemadhi shprehet se, njerëzit e thjeshtë janë burimi i forcës dhe misioni i punës së LSI.

Papunësia, çmimet e larta, taksat e rritura të bashkive apo ato mbi pronën po dëmtojnë familjen shqiptare. Ashtu si sot me këta banorë të Tiranës, të cilët ndër të tjera vuanin mungesën e çerdheve dhe kopshteve në zonën e tyre, apo shtrenjtimin e faturës së ujit dhe të transportit publik, ne jemi pranë tyre, shtëpi më shtëpi e në çdo zemër.
Njerëzit e thjeshtë janë burimi i forcës dhe misioni i punës tonë, që do vijojmë pa rreshtur deri në krijimin e mundësive më të mëdha për rininë, për biznesin, për punëtorin dhe familjarin e thjeshtë, që zgjidhja të mos jetë më mes emigrimit dhe nënshtrimit por ta kthejmë Shqipërinë në shtëpinë e gjithë shqiptarëve.