Braimllari: Siguria kombëtare në mëshirë të fatit, Rama i jep garanci krimit të organizuar

493
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Edi Rama dhe Rilindja mbollën krim dhe varfëri në vend.

Sipas Braimllarit siguria kombëtare është në mëshirë të fatit sepse Edi Rama i jep garanci krimit të organizuar për t’i përdorur më pas në fushatë elektorale

Postimi i plotë i Endrit Braimllarit:

Edi Rama dhe Rilindja mbolli krim dhe varfëri në vend.
Edi Rama nuk merret me plotësimin e kushteve të Budenstagut gjerman por bie ndesh me ato duke mos luftuar krimin dhe trafikun e drogës por duke u bërë njësh me krimin.
Shqipëria është kthyer në rrugë kalimi të heroinës dhe kokainës kjo e bërë me garanci shtetore nga kjo qeveri e lidhur drejtpërdrejtë me krimin e organizuar.
Siguria kombëtare është në mëshirë të fatit sepse Edi Rama i jep garanci krimit të organizuar për t’i përdorur më pas në fushatë elektorale. Edi Rama dhe Rilindja janë të vendosur qartë kundër interesit kombëtar, kundër qytetarëve të vendit të cilët varfërohen çdo ditë nga politika e hajdutërisë e Edi Ramës.