Lefter Maliqi: Nuk mbulohet dielli me shoshë për bëmat Rilindase

549
Sigal

Nga Lefter Maliqi

Nuk mbulohet dielli me shoshë për bëmat Rilindase. Çdo ditë, javë e muaji tronditet nga krimet, korrupsioni i timonit dhe tepsisë së Rilindjes.

Dje u kapën në kontenjerët me Oriz 137 kg drogë kokainë, para disa kohësh u kapën në kontenjerët me banane 613 kg drogë kokainë Kolumbiane, përsëri u kap në 2 Toyota Yaris me 4.5 milion euro kanë rënë avion në drogë, janë kapur tonelata droge në brigjet e Adriatikut dhe Jonit si dhe në Europë, u mboll vendi me drogë, kudo ka pllakosur varfëria, pasiguria, u grabitën 3 herë miliona euro në Rinas.

Nga kjo situatë kemi çpopullim të popullsisë, mbyllje të shkollave, largim të infermierëve pasi Rilindja nuk ngopet vetëm me paratë e pista të drogës e krimit të organizuar por dhe me PPP -të ku dhe FMN ka kërkuar tërheqjen e Qeverisë Rilindase nga këto koncensione e kontrata duke vjedhur lekët e shqiptarëve.

Rilindja dje e sot për të mbuluar turpet dhe krimet e tyre bëjnë show nëpër mediat e kapura dhe portalet me vlerësimet e Komisionit të Venecias për të larguar venendjen nga bëmat e tyre. Venecia foli qartë që Presidenti nuk shkarkohet. Komisioni i show-të hetimor  për Presidentin duhet të shpërndahet menjëherë. Vendi është në krizë dhe kaos të rëndë.

Coroditja mediatike nuk ndalet është vënë i gjithi në shërbim të Rilindjes për të mbuluar varfërinë, pasigurinë, çpopullimin e vendit, drogën, krimet, korrupsionin, vjedhjet, kapjen e institucioneve. Kërkojnë të godasin Presidentin sepse ka thënë këto të vërteta të hidhura për sovranitetin, demokracinë, çpopullimin që po ndodh, kapjen e    institucioneve, mosfunksionimin e Gjykatave, kapjen e drejtësisë, zgjedhjet lokale moniste etj.

Gjithë shqiptarët po e shohin realisht situatën që po ndodh dhe shpresojnë tek zgjidhja e krizës me zgjedhje të parakohshme. OSBE -ODIHR,CDU-CSU kanë dhënë alarmin në Shqipëri për këto fenomeme si dhe për dosjet 184 dhe 339 të përgjimeve dhe aferave elektorale.